Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, duke komentuar zhvillimet në veri, ka thënë se dhuna nuk është rruga e duhur për të zgjidhur një çështje. Ajo, siç thotë ai, duhet të ndëshkohet.

Borrell ka thënë para mediave të enjten se kryesit e dhunës duhet të vihen para drejtësisë. Bëri thirrje të shmanget çfarëdo lloj përshkallëzimi.

“Ne duhet të insistojmë se dhuna nuk është rruga e duhur, dhuna duhet të ndëshkohet dhe kryesit e kësaj dhune duhet të vihen para drejtësisë. Pra, duhet të shmanget çfarëdo lloj përshkallëzimi dhe lëvizje të pakoordinuara”, ka thënë Borrell gjatë hyrjes në samitin e liderëve evropianë që do të mbahet në Kishinau të Moldavisë.
Përfaqësuesi i BE-së ka thënë se shpreson që sot të ketë një takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, pas atij që pati dje në Bratislavë me kryeministrin Albin Kurti.

Borrell ka dënuar veprimet e Kosovës në veri më herët.

Lexo po ashtu:  Edhe një aksion i suksesshëm nga Policia e Kosovës: Janë konfiskuar 60 kartela grafike, makina antiminer S9, 13 ventilatorë, poça elektrikë për rritjen e bimëve të kanabisit, llampë elektrike për laborator, municion 51 fishekë dhe 8 mjete shpërthyese"

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *