Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, duke komentuar zhvillimet në veri, ka thënë se dhuna nuk është rruga e duhur për të zgjidhur një çështje. Ajo, siç thotë ai, duhet të ndëshkohet.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Borrell ka thënë para mediave të enjten se kryesit e dhunës duhet të vihen para drejtësisë. Bëri thirrje të shmanget çfarëdo lloj përshkallëzimi.
“Ne duhet të insistojmë se dhuna nuk është rruga e duhur, dhuna duhet të ndëshkohet dhe kryesit e kësaj dhune duhet të vihen para drejtësisë. Pra, duhet të shmanget çfarëdo lloj përshkallëzimi dhe lëvizje të pakoordinuara”, ka thënë Borrell gjatë hyrjes në samitin e liderëve evropianë që do të mbahet në Kishinau të Moldavisë.
Përfaqësuesi i BE-së ka thënë se shpreson që sot të ketë një takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, pas atij që pati dje në Bratislavë me kryeministrin Albin Kurti.

Borrell ka dënuar veprimet e Kosovës në veri më herët.




