Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic në një intervistë për gazetën franceze “Figaro”, në vitn 2019, kishte thënë se shqiptarët duan të dominojnë Ballkanin, rikujton MekuliPress thënjen e presidentit serb.

Vuçiç në këtë intervistë kishte thënë se që nga lufta e vitit 1999 me Serbinë, shqiptarët kanë përdorur imazhin e tyre të mirë, të krijuar nga propaganda e NATO-s, për të arritur qëllimet e tyre.

“Ata kanë krijuar interesa të reja kombëtare që synojnë mbizotërimin në Ballkan. Kështu, 28 Nëntori është festa kombëtare e Shqipërisë, dhe Kurti ka paralajmëruar tashmë një marshim të madh drejt Tiranës duke sulmuar Edi Ramën pasi Kurti kundërshton politikën e bashkëpunimit në Ballkan, politikë e mbështetur nga Kryeministri shqiptar ” kishte thënë  presidenti serb.

Duke folur për mini-shengenin ballkanik, Vuçiç shprehej shumë i lumtur që po merr pjesë.

“Unë i jam mirënjohës kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev që iniciuan bashkë me mua projektin e Mini Schengen-it, i cili ka si synim lëvizjen e lirë mes vendeve të Ballkanit” tha Vuçiç.

Lexo po ashtu:  "Të mundja të fluturonja e të kishnja krahë si ti, Me gas të math do t`i vinja Shqipërisë brënda në gji! E me ardh ke ti, o Shkodrë, të shof Drinin e Bujanën, Kostur, Përlep, Fëllërinë, Dibrë, Ipek e Jakovën, Mat` e Ysqyp e Prështinë"

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *