SHBA dhe BE kanë nënshkruar një marrëveshje të madhe për gazin natyror të lëngshëm, në një përpjekje për të reduktuar varësinë e Evropës nga energjia ruse. Marrëveshja do të bëjë që SHBA t’i sigurojë BE-së të paktën 15 miliardë metra kub karburant shtesë – të njohur si LNG – deri në fund të vitit.

Blloku tashmë ka thënë se do të shkurtojë përdorimin e gazit rus si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Kjo do të nënkuptojë rritjen e importeve dhe gjenerimin e më shumë energjive të rinovueshme. Marrëveshja u njoftua të premten gjatë një vizite tre-ditore të presidentit amerikan Joe Biden në Bruksel.

Lexo po ashtu:  Haxhiu për zbrazjen e llogarisë të Telekomit: Kjo ndodhë në një shtet të kapur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *