Sadri Ramabaja

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, në një bashkëbisedim me “Atlantic Council” ka folur për zhvillimet gjatë takimit të 27 shkurtit në Bruksel.
Diplomati sllovak me këtë rast, duket qartë, bën përpjekje të sforcuar që të mbulojë pozicionimin proserb që pati dyshja europiane gjatë takimit Kurti-Vuçiq.
Siç dihet tashmë, presidenti serb megjithëse në parim u dakordua me draftin e marrëveshjes, ai nuk pranoi ta nënshkruante. Ky akt do të duhej të pasonte me sanksione nga pala europiane. Vetëm mund të supozojmë po të kishte këtë qëndrim pala kosovare.
“Reagimi ynë ishte që kjo do të ishte e parakohshme. Kjo marrëveshje nuk është gjë e vogël, por pa pjesën e implementimit është më shumë një deklaratë politike se sa një marrëveshje ligjërisht obligative kështu që thamë le të presim me nënshkrim derisa të kemi një kuptim të plote dhe marrëveshje të plotë se si do ta implementojmë”, ka thënë Lajçak në Atlantic Council.
Kjo deklaratë e emisarit A.Lajçak ndërkohë ka për objektiv arsyetimin e shmangies së sanksioneve ndaj palës serbe që de fakto reuzoi nënshkrimin e marrëveshjes.
Lajçak sikur harron se edhe deklarata e prillit 2013 ishte politike, por si e tillë ishte nënshkruar për t’i hapur rrugë marrëveshjes së parimeve të 2015-ës.
Paragjykimi që kishte dyshja europiane kishte të njejtin burim informacioni si edhe ai i Vuçiqit. Ata paraprakisht ishin informuar se marrëveshja do të refuzohet nga pala kosovare, prandaj diplomatët e Brukselit që më së paku përfaqësojnë Brukeslin, tok me Vuçiqin, ranë në kurthin që ia kishin pregaditur kryeminsitrit tonë, Albin Kurtit.
Lexo po ashtu:  Mbylle Çarshinë e mbushur me mbeturina

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *