𝐃𝐫𝐨𝐧𝐞̈𝐭 𝐪𝐞̈ “𝐡𝐮𝐦𝐛𝐞̈𝐧” 𝐝𝐡𝐞 “𝐮𝐬𝐡𝐪𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐢𝐦𝐚𝐠𝐣𝐢𝐧𝐚𝐭𝐞̈𝐬” – 𝐒𝐢 𝐩𝐨 𝐩𝐞̈𝐫𝐩𝐢𝐪𝐞𝐧 𝐥𝐚𝐣𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐬𝐡𝐭𝐫𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧

Gëzim Mekuli

A keni dëgjuar se FSK-ja po mbijeton me bukë e kripë, ndërsa dronët e saj gjoja kanë humbur mes maleve? Jo? As ne nuk e kemi dëgjuar nga ndonjë burim serioz, por me siguri e keni parë në ndonjë portal ku shpikjet ndizen si zjarre malore!

Në prag të zgjedhjeve të shkurtit 2025, politikanë të opozitës dhe analistë të lodhur, që nuk dinë më ç’të shpikin, kanë kaluar nga politika në dramaturgji. Duke përdorur shpifje për “mungesën e ushqimit” në ushtrinë e Kosovës dhe për dronë “të zhdukur”, ata po përpiqen t’i turbullojnë popullin me thashetheme dhe teori konspirative që duken më shumë si skenare të ndonjë filmi të lirë aksioni.

𝐓𝐡𝐚𝐬𝐡𝐞𝐭𝐡𝐞𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐅𝐒𝐊-𝐧𝐞̈ – 𝐊𝐫𝐢𝐣𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐧𝐣𝐞̈ “𝐤𝐫𝐢𝐳𝐞” 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐞𝐤𝐳𝐢𝐬𝐭𝐨𝐧

Sipas “portaleve të dorës së dytë”, ushtarët e Kosovës qenkan lënë pa ushqim, ndërsa qeveria gjoja po harxhon fonde për luks. A ju duket e besueshme, të nderuar lexues?

Lexo po ashtu:  Kësaj radhe QUINT dhe BE reagojnë më normal: Qeveria mos të marrë masa të reja për të hyrë me forcë në objektet e komunave

Apo është thjesht një tjetër gënjeshtër e sajuar për t’u bërë lajm viral? E vërteta është krejt ndryshe: FSK-ja vazhdon të përmbushë standardet më të larta operacionale dhe logjistike, por për opozitën kjo nuk ka rëndësi. Për ta, rëndësi ka krijimi i ndjenjës së “rrëmujës totale” në çdo sektor, qoftë edhe me histori të trilluara; qoftë edhe me vdekjen e Kosovës sonë të dashur.

𝐃𝐫𝐨𝐧𝐞̈𝐭 𝐞 “𝐡𝐮𝐦𝐛𝐮𝐫” – 𝐏𝐞̈𝐫𝐫𝐚𝐥𝐥𝐚 𝐪𝐞̈ 𝐟𝐥𝐮𝐭𝐮𝐫𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐦𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐬𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐞̈ 𝐝𝐫𝐨𝐧𝐞̈𝐭

Një nga “shpikjet” më qesharake të fundit është akuza se FSK-ja ka humbur dronët e saj në male, ndërsa komandantët nuk dinë nga t’ia mbajnë. Mbase këta që përhapin këto lajme po përpiqen të ngrenë një karrierë të re si skenaristë humori! Ajo që harrojnë të përmendin është fakti se përdorimi dhe mirëmbajtja e dronëve janë të dokumentuara dhe të monitoruara sipas standardeve ndërkombëtare. Por, siç duket, opozita mendon se qytetarët janë aq naivë sa të besojnë çdo budallallëk që i kalon përmes rrjeteve sociale.

Lexo po ashtu:  Ekspertët ligjor të OKB-së kritikojnë dënimin e Julian Assange

𝐊𝐮𝐬𝐡 𝐢 𝐬𝐡𝐩𝐢𝐤 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐠𝐞̈𝐧𝐣𝐞𝐬𝐡𝐭𝐫𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐬𝐞?

Këto lajme të rreme nuk vijnë rastësisht. Pas tyre qëndrojnë aktorë politikë dhe grupe interesash që nuk kanë guxim të përballen me realitetin. Kur humbën pushtetin nga korrupsioni dhe shpërdorimi i resurseve shtetërore, të njëjtët politikanë tani janë kthyer në “komentues profesionistë”, duke përdorur çdo mjet të mundshëm për të njollosur qeverinë Kurti.

𝐏𝐬𝐞 𝐞 𝐛𝐞̈𝐣𝐧𝐞̈? Sepse lajmet e rreme janë arma e tyre e fundit. Kur nuk ke ide dhe plane për të ardhmen, është më e lehtë të shpikësh akuza sesa të ndërtosh zgjidhje.

𝐒𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐨𝐬 𝐛𝐢𝐧𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐮𝐫𝐭𝐡𝐞̈?

𝟏. 𝐌𝐨𝐬 𝐮 𝐛𝐞𝐬𝐨𝐧𝐢 𝐭𝐡𝐚𝐬𝐡𝐞𝐭𝐡𝐞𝐦𝐞𝐯𝐞: 𝐍𝐞̈𝐬𝐞 𝐝𝐞̈𝐠𝐣𝐨𝐧𝐢 𝐝𝐢𝐜̧𝐤𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐳𝐚𝐤𝐨𝐧𝐭𝐞̈, si “dronët e humbur” ose “ushqimet e munguara”, kërkoni burimin e lajmit. A është burimi serioz apo thjesht një portal i krijuar pardje a dje?

𝟐. 𝐊𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐧𝐢 𝐟𝐚𝐤𝐭𝐞, 𝐣𝐨 𝐞𝐦𝐨𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞: Lajmet e rreme shpesh shoqërohen me gjuhë të ndezur dhe retorikë plot emocionuese. Mbani qetësinë dhe verifikoni informacionin.

𝟑. 𝐋𝐞𝐱𝐨𝐧𝐢 𝐧𝐠𝐚 𝐛𝐮𝐫𝐢𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐯𝐚𝐫𝐮𝐫𝐚: Në vend që të lexoni vetëm tituj bombastikë, shikoni raportet e detajuara dhe analizat nga gazetarë të besueshëm.

Lexo po ashtu:  Protektorati i kushteve

4. 𝐌𝐨𝐬 𝐢 𝐬𝐡𝐩𝐞̈𝐫𝐧𝐝𝐚𝐧𝐢 𝐥𝐚𝐣𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐦𝐞: Çdo klikim dhe ndarje u jep këtyre portaleve më shumë fuqi për të përhapur shpifje.

Të dashur lexues,

Dronët dhe buka e Kosovës janë mirë, faleminderit dhe, më besoni, të lutëm më besoni!

Mos lejoni që lajmet e rreme të bëhen pjesë e vendimeve tuaja. Kosova jonë e dashur, shiptaria jonë e shtrenjtë nuk është një tragjedi e shpikur nga opozita, por një vend që po përpiqet të ndërtojë një të ardhme më të mirë. Dhe ata që përhapin shpifje për FSK-në dhe për çdo institucion tjetër, e bëjnë këtë sepse nuk kanë asgjë tjetër për të ofruar për këtë popull të madh, skofiarë, bujarë e autoktonë shqiptarë.

Zgjedhjet e 2025-ës nuk duhet të vendosen nga thashethemet e dronëve që “humbën” apo ushqimeve që “mungojnë”. Vendosni me mendje të kthjellët dhe mos u manipuloni nga ata që kanë humbur rrugën në politikë, jo në male.