Një nga problemet më të mëdha sot është përdorimi i telefonave mobil nga fëmijët, duke luajtur lojëra të ndryshme dhe duke ndjekur video.

Organizata botërore për shëndetësi (OBSH) ka këshilluar prindërit që të kenë kujdes me edukimin e fëmijëve, duke i kthyer lojërat tradicionale për fëmijët.

Biznesmeni Bill Gates i ka lejuar fëmijët e tyre të përdorin telefonin vetëm kur kanë mbushur 14 vjet, edhe pse fëmijët e tjerë veç më kishin mobilë. Gjithashtu ai e ka ndaluar përdorimin e tyre natën.

Suzan Vojcicki, drejtorja e YouTube-s i ka caktuar disa rregulla për pesë fëmijët e saj se si të përdorin teknologjinë. Ajo i ka lejuar fëmijët e tyre të përdorin telefon vetëm atëherë kur kanë dal vetë më nga shtëpia, duke përdorur transportin publik, diku në moshën 11 vjeçare.

Gjithashtu, gjatë udhëtimeve atyre ju është ndaluar përdorimi i telefonit, me qëllim që të shfrytëzojnë sa më shumë kohën me familjen.

Sipas saj, këto rregulla duhet të vlejnë edhe për të moshuarit, që mos e përdorin telefonin derisa janë me shoqëri.

Lexo po ashtu:  Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë

Sipas Shoqatës amerikane për pediatri, fëmijët çdo ditë kalojnë mesatarisht shtatë orë në ditë për përdorimin e telefonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *