Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë bërë thirrje të gjithë njerëzve që të mos i puthin pulat e tyre. Jo vetëm kaq por ato kanë deklaruar se është shumë e dëmshme që pulat të mbahen brenda ambienteve të shtëpisë, duke i pasur ato për rrjedhojë në kontakt gjatë tërë ditës edhe kur jeni duke ngrënë, bën me dije artikulli i publikuar nga media e njohur amerikane CNN.

CDC dhe zyrtarët shëndetësorë kanë hetuar disa shpërthime shumë-shtetërore të Salmonelës të lidhura me kontaktin me shpendët në oborrin e shtëpisë – domethënë pulat, rosat dhe të tjera të ngjashme. Organizata lëshoi ​​një azhurnim të hetimit të saj në 30 gusht, dhe paralajmëroi të gjithë mbajtësit e pulave që të lanin duart e tyre me sapun dhe ujë pasi preknin shpendët ose ndonjë gjë që kish pasur kontakt me kafshët.

CDC raporton që nga 23 gushti, ka pasur më shumë se 1 mijë raste të Salmonelës në 49 shtete. Dy persona kanë vdekur nga infeksioni, dhe 175 persona janë shtruar në spital. Për ata që pyesin pse CDC ndjehet e detyruar t’i paralajmërojë njerëzit që të mos vendosen shumë komod me shpendët e tyre në shtëpi, pasi dukuria në fjalë nuk është kaq e pazakontë se sa mund të tingëllojë, përkundrazi.

Lexo po ashtu:  Çfarë ndodh me trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni sheqer; efektet anësore të kësaj grimce të ëmbël janë të pabesueshme

Një studim i vitit 2016 nga CDC tregoi se një numër alarmant njerëzish është prekur nga salmonela  nga puthja e shpendëve të tyre. Nga rastet e salmonelës të lidhura me pulën në veçanti, sipas studimit të CDC nga 1990 në 2014, 13% e pacientëve ishin prekur nga kjo sëmundje prej puthjeve të dhëna zogjve të vegjël.

Ndërkohë, 49 % e pacientëve të marrë në studim nga CDC rezultuan të prekur nga sëmundja si pasojë e kontaktit më zogjtë e vegjël, ndërsa 46% thanë se i mbanin pulat brenda në shtëpi. 10% e të anketuarve thanë se i mbanin pulat në dhomën e gjumit, prandaj: ju lutem, njerëz, mos e bëni CDC-në t’i lutet. Thjesht lini pulat vetëm dhe mos i puthni më ato. (CNN)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *