Ekrem Telhai, që shërbeu si nënprefekt i Kërçovës, në periudhën 1942-1944, u jepte porosi të gjithë vartësve e tij që të vetëdijesonin qytetarët e nënprefekturës për të përdorur plisin e bardhë shqiptar

Bashkimi afatshkurtër i Shqipërisë me Kosovën dhe një rrip të Maqedonisë Perëndimore solli në krye të prefekturave një administratë të re me kuadro drejtuese nga Shqipëria.

Përveç hapjes së shkollave në gjuhën shqipe, administratat lokale të ‘Mbretnisë Shqiptare’ përkujdeseshin që t’u krijonin banorëve një ndjenjë të re.

Ekrem Telhai, që shërbeu si nënprefekt i Kërçovës, në periudhën 1942-1944, porositte të gjithë vartësit e tij që të vetëdijesonin qytetarët e nënprefekturës për të përdorur plisin e bardhë shqiptar.

Portali Konica.al sjell tekstin e urdhëresës së 16 marsit të vitit 1942, ku bëhej thirrje që kërçovarët të mos përdornin kësulën e zezë.

16 mars 1942

Urdhëresë nga Ekrem Telhai, nënprefekt i nënprefekturës së Kërçovës deri te komuna e Kërçovës dhe te të gjithë institucionet shtetërore.

Mbretëria e Shqipërisë
Nënprefektura-Kërçovë
Deri te Komuna, komunat fshatare dhe të të gjithë institucionet shtetërore

Lexo po ashtu:  Pjesë nga libri kritik "Realiteti i shpërfillur", - nga Rexhep Qosja

Është vërejtur që në popullin tonë dhe në rrethin tonë, që nuk është rast me rajonin e Kosovës, të Tetovës dhe Gostivarit, kësula e zezë zakonisht bahet nga burrat. Kësula e zezë nuk është kësulë e shqiptarëve, kësula nacionale e shqiptarëve (ai që e ndjen dhe mendon shqip) është kësula e bardhë prej leshi. Për këtë është e nevojshme dhe e arsyeshme që në kohë Shqiptarët të fillojnë të tregojnë ndjenjat e veta për Lirin duke bart kësulën e bardhë nacionale, duke e hedhur të zezën që është simbol i zisë dhe joshqiptare. Në Kërçovë flitet shumë pak shqip (në të kaluarën nga frika bartej kësula e zezë dhe shqipja dënohej), kësulat janë të zeza dhe nuk ka ndonjë shenjë shqiptare. Për këtë duhet që t’i bindni qytetarët dhe fshatarët të vendojnë në kokë simbolin e stërgjyshërve tanë, atë të bardhën, fëmijët t’i çojnë në shkollë të mësojnë shqipen, ndërsa prindërit të shkojnë në shkollat e natës, të mësojnë të flasin gjuhën shqipe, të mësojnë të lexojnë e shkruajnë shqip. Në komunat, qytetare dhe fshatare, në rast se paraqiten burra me kësulë të zezë, të iu tërhiqet vërejtja që kur të shkojnë në zyrat e shtetit duhet që të kenë kësulën e bardhë të flasin shqip, përndryshe nuk do të kenë lehtësime në shërbimet e tyre.
Pres që kjo urdhëresë të gjejë zbatim sa më shpejt.

Lexo po ashtu:  Vis, ishulli i fjetur kroat që Tito e ktheu në bazë ushtarake

(Shkëputur nga Hristo Adonov-Poljanski, Documents on the Struggle of the Macedonian People for Independence and a Nation-state: From the end of World War One to the creation of a nation-state, (Kultura, 1985), ff. 338-339).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *