Zejnulla Jakupi
/Njohës i mediave dhe i komunikimit/

Klankosova në lajmet e orës 20.00 (të datës 23.01.2025), në mbrëmje, solli lajmin e parë si top temë: e shkruar me titra: :- Raportet Kosovë-SHBA: Grenell-Në nivelin më të ulët, shkaku Kurti, i cili sipas këtij lajmi është dënuar nga SHBA dhe BE dhe natyrisht nga Joe Biden.

Pra, me këtë lajm Klan Kosova dhe pronari Sh. Devolli “Devolli Corporation” që ishte në SHBA me rastin e dhënies së betimit të Presidentit D. Trump ka bërë shumë foto dhe natyrisht ka marrë prononcime si të ishte ambasador, i dërguar special, apo lobiist i shtetit të Kosovës dhe nuk e di askush se si janë nxjerrur këto prononcime, se a i ka thënë me të vërtetë R. Grenell, sepse lajmi u dha vetëm me materiale video nga arkivi dhe natyrisht kur jepen pamje të tilla duhet të shënjëzohen si “pamje nga arkivi”.

Vendosja e temës nr. 1, TOP LAJM është tendencioz dhe shkel rregullat e gazetarisë dhe të lajmeve.

Manipulimi që bën TV Klankosova është se ditë më parë e reklamon Shkëlqim Devollin dhe Kompaninë e tij e cila ka në pronësi Klankosovën se ky si i vetëm ka marrë pjesë me rastin e marrjes së postit të presidentit të D. Trump duke postuar foto dhe duke e bërë natyrisht edhe lajm, duke postuar foto me delegacione dhe përfaqësuesë amerikanë nga administrata Trump.

Pra, TV Klankosova duhet dhe është OK ta prezantojë vizitën e bosit të “Devolli Coporation”, por duhet të ketë kujdes me dhënien e lajmit për kryeministrin, sepse lajmet duhet të jenë të pavarura dhe jo të bëhen sipas dëshirës së bosit, pronarit të medias, prandaj Avni Zogiani shkroi në FB me të drejtë:

Lexo po ashtu:  Pse finlandezët janë njerëzit më të lumtur në botë

“KPM a po i shef lajmet e Klan Kosova?!”.

Nëse raporton se Sh.Devolli ka marrë pjesë në inaugurimin e presidentit D. Trump duhet të raportosh poashtu se aty ka patur edhe mysafirë të tjerë nga Kosova, sepse kishte, e nëse e prezanton se vetëm njëri ishte atëherë, bën cenzurë, edhe kur nuk flet për të tjerët, bëhesh i njëanshëm dhe manipulativ.

Duhet t’themi disa fjalë bazuar në shkencën e gazetarisë, jo për të sulmuar, kritikuar Klankosovën, por as pronarin e saj, i cili ka marrë licencë nga shteti nga KPM për të bërë gazetari profesionale dhe jo të njëanshme dhe jo në favor të pronarit, por për publikun, dhe jo vetëm për biznes dhe propagandë, që i shkon për shtati atij ose atyre që e financojnë, por ka marrë licencë edhe për gazetari, parasëgjithash, për gazetari objektive, për të informuar publikun pavarësisht, se në cilën parti beson dhe cilën ideologji përkrahë.

Pra, sikur kam shkruar ditë më parë, redaksia duhet t’i banlancojë debatet, të jap pikëpamje të ndryshme, të balancojë bisedën, të sjell zëra nga ekspertë të ndryshëm etj. Duhet thënë se pronari i Klankosovës nuk guxon të përzihet në lajme, ska lidhje nga kah është dhe cilën parti mbështet, ai nuk guxon të përzihen në redaksi dhe gazetari, por as menaxhmenti që ka interesa biznesi, nuk guxon t’u përzihet gazetarëve në punën e tyre.

Lexo po ashtu:  Televizioni është shndërruar në një biznes, jo në një burim informacioni dhe kulture

Këtë kritikë nuk e bëj nga xhelozia, as nga cytja për dike apo kundër dikujt, por e bëj se kështu e kam mësuar në Berlin, në Freie Univerzität, e jo nga Migjen Kelmendi, as nga profesorët palaco të kolegjeve dhe Departmentit të Gazetarisë në UP-së të uzurpuar. Prandaj kujdes, për të mirë e kam, keni me u bind se po ju flas për të mirë, prandaj edhe kycem në debate në Klankosova kur të tjerët ikin, nuk duan t’ju shohin me sy as të ju dëgjojnë. Mua nuk më pengon kritika, duhet të ballafaqohemi me argumente të drejta dhe shkencore. Sepse kështu ju ndimoj.

Prandaj po e jap një komentim për këtë.

Klankosova me këto lajme, me debatet non stop kundër qeverisë dhe Albin Kurtit nuk po informon drejtë dhe në mënyrë objektive por po paragjykon.

Paragjykimi i lajmeve i referohet tendencës së Klankosovës për të paraqitur informacionin në një mënyrë të veçantë që favorizon një këndvështrim ose opinion të caktuar. Kjo mund të shfaqet në forma të ndryshme, si p.sh.

1. Përzgjedhja e temave: TOP Temës: për të nxitur Albin Kurtin të reagojë, t’i kundërvihet Grenellit, t’i thotë opinionit se Grenell ka tutje konflikt me Albin Kurtin, se nuk të do. Klankosova me qëllim nxitë konflikt diskursiv. Disa tema ose ngjarje i thekëson ndërsa të tjera injorohen, gjë që mund të çojë në një pamje të shtrembëruar të realitetit.

Lexo po ashtu:  Dëshiron të mbetesh njeri i lirë në mendime ? Lexo këshillat dritëdhënëse të Chomskyt, këtij disidenti të madh ndaj «klonimit të qytetarit-robot»

2. Gjuha dhe toni: Zgjedhja e fjalëve dhe tonit mund të ndikojë në perceptimin e një teme. Për shembull, një përshkrim negativ i një personi ose grupi mund të përforcojë paragjykimet.

3. Burimet: Përzgjedhja e burimeve të cituara gjithashtu mund të krijojë paragjykime. Nëse vetëm disa këndvështrime ose ekspertë i jepet një zë, përcillet një pamje e njëanshme.

4. Interpretimi i fakteve: Mënyra se si interpretohen apo paraqiten faktet mund të ndikojë në opinionet e lexuesve apo shikuesve.

5. Paraqitja vizuale: Imazhet dhe grafika gjithashtu mund të përcjellin një mesazh specifik ose të ngjallin emocione që ndikojnë në perceptimin e lajmit të raportuar.

Është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për këto paragjykime në mënyrë që të konsumoni lajmet në mënyrë kritike dhe të merrni parasysh këndvështrime të ndryshme. Njohuria mediatike dhe krahasimi i informacionit nga burime të ndryshme mund të ndihmojnë për të marrë një pamje më të ekuilibruar.

PS: Nëse doni të mësoni më shumë rreth shembujve ose strategjive specifike për zbulimin e paragjykimeve të lajmeve, më njoftoni, gjithmonë jam i gatshëm të jap kontributin tim në këtë drejtim! Ju faleminderit për mirëkuptim.