Kur u shndërrua shtypi në veglën e pushtetit dhe a ka pasur ndonjëherë shtyp të lirë?
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Me një kërkim të thjesht në internet me fjalën kyçe “shtypi i lirë” është e pamundur të mos hasësh fjalimin e bujshëm të kryeredaktorit të “The New York Times”, i cili edhe pse daton një shekull më parë, është më aktual se kurrë.
Në vitin 1880, botuesi dhe kryeredaktori i “The New York Times”, John Swinton, ishte mysafir nderi në një banket të shtruar për shtypin. Kur iu desh të ngrinte një dolli për këtë rast, Swinton thuhet se mbajti një fjalim që i habiti të gjithë.

“Nuk ka shtyp të lirë në Amerikë. Ju dhe unë e dimë këtë. Askush nga ju nuk guxon të shkruajë mendimet e tij të sinqerta edhe nëse do ta dijë paraprakisht se nuk do të shfaqen asnjëherë në shtyp. Unë paguhem 150 dollarë në javë që t’i mbaj mendimet e mia të sinqerta larg nga puna dhe artikujt që shkruaj. Të tjerë nga ju paguhen afërisht njësoj për të njëjtat gjëra dhe në qoftë se një nga ju do të ishte aq i naiv sa të shkruante mendimet e veta, do të dilte shumë shpejt në rrugë dhe do të kërkonte një punë tjetër. Në qoftë se do të lejoja që mendimet e mia të sinqerta të pasqyroheshin në punën time, për 24 orë do të mbetesha i papunë.
Biznesi i gazetarit të Nju Jorkut është të shkatërrojë të vërtetën, të gënjejë hapur, të shtrembërojë, të fyejë, të shesë racën dhe vendin e tij për bukën e përditshme.
Ju e dini këtë dhe unë e di gjithashtu. Çfarë budallallëku është të ngresh dolli për një shtyp të pavarur. Ne jemi mjetet dhe vasalët e të pasurve që qëndrojnë pas perdes. Talentet tona, mundësitë tona dhe jetët tona janë të gjitha pronë e njerëzve të tjerë. Ne jemi prostituta intelektuale”.
