Nga: Aristoteli
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Kurrë mos të debatosh me këdo që has rrugës, por vetëm me ata njerëz që i njeh mirë, të cilët je i bindur që kanë mençuri të mjaftueshme dhe vetëbesimin e duhur për të mos thënë marrëzira të pakuptimta.
Të arrish të bindësh me arsyetim, jo me vrazhdësi, e të jesh i dëgjueshëm veç ndaj arsyes së përligjur, të cilës t’i përulesh.

Përmbledhtas, ta çmosh të vërtetën, të jesh i gatshëm ta pranosh mirëfilli diçka të arsyeshme, edhe të shqiptuar nga kundërshtari yt, e të tregohesh i guximshëm në pranimin e gabimit tënd, nëse kundërshtari thotë të vërtetën me fjalët e tij…
Kjo domethënë se thjesht një në njëqind njerëz ndoshta, meriton të debatojë me ty.
Të tjerët le të llomotisin çfarë të duan, ngase kushdo gëzon të drejtën e marrëzisë…”
Përktheu: Elvi Sidheri
