Kryeministri i pakorruptuar i Kosovës, Albin Kurti, ka argumentuar se Nemanja Radovijeviq i njohur si “Gandi” dhe Vladimir Radovijeviq kanë realizuar sulmin terrorist në kanalin ujor të Ibër-Lepencit. Për të dy serbët, Kurti argumentoj se janë të afërt me kryeterroristin Milan Radoiçiq.
Kurti argumentoj se ekziston një rrjedhë kronologjike se Radoiçiq qëndron pas këtij sulmi. Ai përmendi 15 sulme të realizuara që nga 15 qershori i 2024-ës.
Ai krejt këto fakte i deklaroi në mbledhjen e Qeverisë.
Deklarimi i Kurtit:
Që nga qershori i 2024-ës, kur kanë filluar të shpërndahen poster me fytyrën e Vuçiqit, gradualisht është përshkallëzuar situata në katër komuna në veri përmes grupeve të vogla të Milan Radoiçiq. Bazuar në informacionet që posedojmë, Radoiçiq ka angazhuar dy persona: Nemanja Radovijeviq me nofkën Gandi dhe Vladimir Radovijeviq me nofkën Mani. Veprime të tjera deri në sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc si në vijim: Me datë 30 qershor sivjet në ora 01:23, persona të maskuar kanë vendosur posterë në Mitrovicë me fytyrë të Vuçiq dhe mbishkrimin “komandant suprem, ju presim”.
Mandej, më 9 korrik të 2024-ës, në orët e hershme të mëngjesit, në Mitrovicën e Veriut janë djegur dy kamionë transportues dhe një veturë.
14 korrik 2024 në 03;30 dy persona të maskuar kanë sulmuar pastiqerinë “Sharr”, të cilin e kishte vizituar Xhelal Sveçla.
Më 19 korrik 2024 është hedhur një mjet shpërthyes në Liqenin e Ujmanit. Sipas informacioneve, Milan Radoiçiq ka qenë porositësi.
Më 02 gusht të 2024-ës, drejtoresha e Shëndetësisë, Gordana Mihajlloviq, ka raportuar se persona të paidentifikuar kanë hedhur një granatë dorë e cila ka shpërthyer.
Më 29 shtator kanë hedhur një mjet shpërthyes në pompën e derivateve ‘Lab-oil’ në Zveçan.
Më datën 2 tetor një mjet shpërthyes është hedhur në Zubin Potok nga Stevan…
Më 18 nëntor rreth 00:30, në disa komunat veriore të Kosovës janë vendosur posterë me mbishkrimet “ja ku jemi për Bozhiq”.
Më 21 nëntor Ministria e Mbrojtjes ka dënuar kalimin kinse të paautorizuar të vijës kufitare të Policisë së Kosovës.
Mandej, më 26 nëntor të 2024-ës, rreth orës 22:55, dy granata dore të modelit serb janë hedhur në drejtim të stacion policor në Zveçan. Sulmi është urdhëruar nga “Gandi”, person i afërt me Radoiçiqin.
Të nesërmen, më 27 nëntor, Radivojeviq publikisht ka përshëndetur sulmin.
Më datë 28 nëntor 2024 po ashtu pak para mesnate, 20:40 një granatë dore është hedhur afër objektit të Komunës së Zveçanit.
Më 29 nëntor 2024, në ora 00:58, përsëri është postuar një shkrim tjetër me përmbajtje kërcënuese që lidhet me sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit.
Të nesërmen më datë 30 nëntor, e njëjta fotografi ishte publikuar nga Nemanja Radivojeviq (Gandi).
Më 29 nëntor 2024 rreth orës 19:00 është kryer sulmi terrorist, me çrast është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.