Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën Ndërkombëtare të Dhunës Seksuale në Konflikte, ka theksuar faktin se askush nuk është dënuar për gratë dhe burrat e dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ai nëpërmjet një postimi në Twitter, ka thënë se drejtësia për viktima është e nevojshme për të lehtësuar vuajtjen dhe stigmën e heshtur të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.

“Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt kujtojmë se askush nuk është dënuar për mijëra gra dhe burra të dhunuar në Kosovë nga forcat serbe në 1998-9.

Drejtësia është e nevojshme për të lehtësuar vuajtjet dhe stigmën e heshtur të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës”, ka shkruar Kurti.

Lexo po ashtu:  E pritshme/ Amerika mbështetë Kurtin: "Ne nuk e mbështesim dhe nuk do ta mbështesim një organizimin të tipit Republike Srpska. Nuk po i kërkojmë Kosovës asnjë aranzhim që nuk është në pajtim me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *