Sot, në nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, nëntëmbëdhjetë fëmijë patën rastin të dëgjohen nga kryeministri në detyrë,  Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë.

Në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit thuhet se fëmijët ishin të moshave nga 4 vjeç deri 13 vjeç.

“Takimi filloi me pyetjet e kryeministrit për fëmijët, kryesisht në lidhje me mësimin në kohë pandemie. Fëmijët u dakorduan me njëri-tjetrin se mësimi në shtëpi ka qenë më sfidues sesa mësimi në shkolla, sepse aty mund të shtjellohen dhe diskutohen temat me mësueset dhe moshatarët. Megjithatë, duke qenë në një situatë të pazakontë, edhe nxënia e mësimit u deshtë të bëhet në një mënyrë të pazakontë, por gjithsesi të suksesshme.

Pastaj, secili nga fëmijët pati mundësi t’i bënte pyetje kryeministrit. Ato ishin nga më të ndryshmet. Nga pyetje për fëmijërinë e kryeministrit dhe ëndrrat e tij si fëmijë dhe këshillat e tij që ai ia jep vajzës së tij, e deri te të drejtat e fëmijëve dhe se çfarë mund të bëjnë ata për të ndihmuar situatën e krijuar nga COVID-19”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se në fund të takimit, kryeministri u uroi atyre 1 Qershorin, derisa stafi i Kabinetit të Kryeministrit ndau për ta disa dhurata, përfshirë libra, fletore dhe kimikë.

Lexo po ashtu:  Drafti i Komisionit Europian: Çiftet gei (të njejtës gjini) të njihen si prindër në të gjitha vendet anëtare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *