Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha sot se Kosova është konstruktive, e përkushtuar dhe parimore në dialogun me Serbinë që po zhvillohet në Bruksel.

Kurti këto deklarata i bëri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në raport me Serbinë kemi marrë pjesë në takimet e bisedimet në Bruksel sa herë që jemi ftuar, kemi mirëpritur pritur emisarët specialë nga perëndimi sa herë që kanë ardhur. Kemi qenë e do të jemi të përkushtuar, konstruktiv, parimor e kreativ”, tha kryeministri.

Ai më tej u shpreh se dialogu në Bruksel është dialog për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë, është dialog për statusin e marrëdhënieve, ndërkaq sipas tij statusi aktual i marrëdhënieve nuk është normal e status normal është ai i fqinjësisë së mirë.

Pra, njohje reciproke si thelb dhe reciprociteti si princip”, u shpreh Kurti.

Kryeministri i vendit duke pasqyruar punën që sipas tij ka bërë Qeveria e Kosovës dhe me krizat që janë përballur, tha se nga janari i vitit 2024 presin heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës ashtu siç është premtuar.

Lexo po ashtu:  “Bashkatdhetarët duhet të kenë mundësinë të votojnë në ambasada dhe konsullata. Ashtu si qytetarët e vendeve demokratike në Evropë."

Kreu i ekzekutivit po ashtu përmendi edhe ratifikimin në Kuvend të Kosovës të tri marrëveshjeve që janë rezultat i Procesit të Berlinit, për të cilin proces falënderoi shtetin gjerman.

“Këto janë hapa të rëndësishëm për konsolidimin e tregut rajonal me përfitim të ekonomive të vendeve tona, por do të jetë edhe në funksion të paqes nëse do ta kuptoj secili shtet se Rusia nuk është opsion. Kosova e ka pasur gjithnjë të qartë se opsioni i vetëm është Evropa”, tha Kurti.

Duke folur për raportet në rajon, ai tha më tej se edhe Gjermania e Franca e kanë bërë të qartë se pa njohjen e pavarësisë së Kosovës nuk do të ketë integrim evropian as për fqinjët tanë.

“Sa më shpejt që e kuptojnë aq më mirë është edhe për ata”, u shpreh Kurti.

Ai foli edhe për qeverisjen e brendshme, derisa tha se gjatë këtyre dy viteve nuk kanë asnjë skandal korruptiv, ndërkaq përmendi edhe ndihmën për Luginën e Preshevës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *