Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka vizituar Komunën e Mamushës, ku edhe është takuar me kryetarin e kësaj komune dhe ka vizituar disa prej fermerëve që kanë pësuar dëme pas reshjeve.

Kurti ka thënë se buqëve duhet t’u dilet në ndihmë, sepse ata janë kontribuues në buxhetin e shtetit.

Mes të tjerash, Kurti ka thënë se dëmet do të rishikohen nga një komision, që ta do të bëjë evidentimin e tyre.

Ai tha se kjo fatkeqësi që goditi vendin nuk mbahet mend as nga më të vjetrit.

“Gjendemi në Mamushë së bashku me ministrin e Bujqësisë, ku u pritëm nga pronari i kësaj serre, që është 1 hektar. Po e shohim vetë dëmin e madh. Ne biseduam me një plak 70-vjeçar dhe ai tha se në jetën e tij nuk ka parë të bjerë kështu breshër.

 

Popullit punëtor të Nëpërbishtit dhe të Mamushës ne duhet t’i ndihmojmë, sepse ata kontribuojnë në buxhetin e shtetit. Ekziston edhe buxheti i ndarë për Ministrinë e Bujqësisë dhe duhet të bëhet evidentimi i dëmeve me një komision dhe pastaj të bëhet vlerësimi i tyre.

Kur sheh një prodhimtari të madhe natyrisht që shteti, Qeveria dhe shoqëria jonë do të duhej t’i ndihmojmë edhe kur nuk kanë nevojë”.

Lexo po ashtu:  Avokati i Popullit: Shkelje të mëdha nga policia gjatë dhe pas protestës

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka thënë se do t’u dalin në ndihmë bujqve. Ai ka dhënë sqarime edhe sa i përket ndarjes së subvencioneve për bujqit, raporton EO-ja.

“Ne si ministri do të jemi të përkushtuar që t’i përkrahim bujqit tanë edhe në këtë situatë emergjente. Unë kam gjetur një borxh në subvencione me 25 milionë euro dhe gjithë detyrimet me subvencione javën e kaluar i kam përfunduar.

…po ashtu kemi është sfida teknike, sepse fermerët nuk kanë arritur t’i përfundojnë punimet dhe që të jenë përfitues të granteve, mirëpo kam nxjerrë një vendim, që afati kohor të shtyhet deri pas kalimit të pandemisë. Të gjitha grantet dhe detyrimet do të paguhen”.

Abdylhadi Krasniqi, kryetar i Komunës së Mamushës, tha se dëmet e serrave janë rreth 3.5 milionë euro, prandaj shtoi se u duhet ndihma e Qeverisë, raporton EO-ja.

“Falënderoj Qeverinë për mbështetjen. Më herët nuk kemi parë kësi breshri dhe po shpresojmë që Qeveria do të na dalë në ndihmë. Po atëherë vetëm najlon çka janë shkaktuar dëme janë diku 3.5 milionë euro”.

Lexo po ashtu:  Miratohet projekti për restaurimin e kalasë së Rodonit dhe kishës së Shën Ndojit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *