Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka akuzuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq se ka gënjyer rreth rasteve me COVID-19 para zgjedhjeve.

Hapësirë e sponsorizuar

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Sipas saj, pushteti ishte më i rëndësishëm se shëndeti i qytetarëve, ndërsa akuzoi edhe për dhunë brutale ndaj protestuesve të cilët mbrëmë mbushën sheshet duke kundërshtuar masat e reja.

“Duket se Vuçiqi gënjeu rreth numrave të COVID19 për të pasur ‘zgjedhje’ të qeta. Ai nuk mund të fshihet pas shtimit të rasteve të reja dhe njerëzit e dinë se për të pushteti ishte më i rëndësishëm se shëndeti. Protesta të mëdha paqësore dje dhe ai po sulmon brutalisht protestuesit dhe kalimtarët”, shkroi ajo në Twitter.

Hapësirë e sponsorizuar

Ndryshe, mijëra serbë protestuan pasi presidenti Aleksandër Vuçiq vendosi të rikthejë shtetrrethimin këtë fundjavë në Beograd. Turmat e zemëruara pushtuan sheshin përpara parlamentit duke kërkuar dorëheqjen e kreut të shtetit.

Lexo po ashtu:  Ruçi: Inkurajuese mbështetja e Biden për Kosovën! Konjufca: Ta ngremë bashkëpunimin e “fqinjëve të mirë” në nivel tjetër. Na duhet ndihma e Shqipërisë për…

Me thirrjet “Hajdut”, “Turp”, “Dorëheqje” protestuesit tentuan të shpërthejnë dyert e parlamentit, disa prej tyre munden të hyjnë brenda por u përballen me forcat e policisë.

Qytetarët fajësojnë presidentin Vuçiq për rëndimin e situatës epidemiologjike në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com