Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se vizitën e tij të parë zyrtare do ta bëjë në Shqipëri.

Kurti para mediave ka thënë se do të takohet me të gjithë krerët e institucioneve në Tiranë.

“Do të ketë takime me krerët e të gjitha institucioneve në Tiranë. Do të ketë diskutime, përfshirë edhe Ballkanin perëndimor. Ne do të shprehim qëndrimet tona dhe do të flasim pas takimit’’, tha Kurti para mediave.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte kritikuar më herë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën për nismën e mini shengenit ballkanik.

Kurti kishte pohuar se Shqipëria është dashtë të pres formimin e Qeverisë së Kosovës për të biseduar për mini shengenin ballkanik.

Lexo po ashtu:  Gjermania mund ta vendosë në agjendë liberalizimin e vizave nëse ka shumicë të kualifikuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *