Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se kontrata e Telekomit me Z-Mobile është krim i organizuar dhe faktor kryesor i krizës së Telekomit.

Gjatë mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për çështjen e Telekomit, foli edhe Albin Kurti, i cili tha se kontrata e Telekomit me Z-Mobile është krim i organizuar.

Ai tha se kontrata me Z-Mobile, është aktuale dhe dëmet e kësaj kontrate jo ligjore vazhdojnë të thellohen çdo ditë.

Kurti tha se Z-Mobile, dëshiron ta marrë Telekomin dhe prapa saj qëndron Presidenti dhe ish shefi i shefave.

“Z-Mobile dëshiron që ta marrë të tërën Telekomin, Prapa saj qëndron presidenti, dhe ish shefi i shefave”, tha Kurti, raporton Gazeta Express.

Kurti përmendi disa metoda për zgjidhjen e problemit. E para, tha se si dëshmi është kontrata mizore në mes të Telekomit dhe Z-Mobile.

Ai tha se kontrata ishte konsidetuar e dëmshme, mirëpo Qeveria prapë se prapë e kishte nënshkruar atë.

Kurti tha se në vitin 2009, Telekomi i Kosovës i dha buxhetit 200 milionë euro, e sot po e kërcënon falimentimin.

Lexo po ashtu:  Kurti: Mos u frikësoni, do ta kalojmë këtë së bashku!

Ai tha se privatizimi i Telekomit është problem i madh, pasi Kosova si shtet për tokë, nuk duhet të privatizojë.

“Privatizimi është problem shumë i madh. Është e vërtetë që një pjesë e aksioneve iu takon privatëve, shteti i fuqishëm e ka luksin të japë privatizim, mirëpo një shtet për tokë, si Kosova nuk e ka këtë luksin”, tha Kurti.

Ai tha se pa e forcuar shtetin, nuk guxojmë të privatizojmë.

Albin Kurti përmendi edhe kur Kuvendi i Kosovës vitin e kaluar, e kishte miratuar rezolutën për shpëtimin e Telekomit, më 12 korrik.

“Kuvendi e ka miratu rezolutën, mirëpo qeveria nuk po e zbaton atë. Me 12 pika, Kuvendi e ka dhënë zgjidhjen se si të shpëtohet Telekomi”, tha Kurti.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *