Kosova është vendi i parë që po shqyrton ndërtimin e qendrave për kthimin e azilkërkuesve të refuzuar nga Britania. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha për “The Times”: “Ne duam ta ndihmojmë Britaninë. E shohim këtë si detyrim miqësor dhe politik. Edhe pse kemi kapacitete të kufizuara, jemi të gatshëm të kontribuojmë”.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja kanë refuzuar ofertën britanike. Edi Rama deklaroi: “Asnjëherë në Shqipëri”, ndërsa Milojko Spajiq tha se Mali i Zi “nuk është pjesë e rrugës së kontrabandës së emigrantëve”. Britania synon të frenoje kalimet e paligjshme përmes Kanalit të La Manche, ku këtë vit janë regjistruar rreth 37 mijë emigrantë.




