Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 30 vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të ’90-ës.

Kurti shprehet se shqiptarët, nëpër breza, janë munduar për pavarësi e shtetformim dhe se 2 korriku e dëshmon këtë.

“Togfjalëshat gjenerikë ‘vetëvendosja politike’ dhe ‘demokracia autentike’ vijnë prej popullit e frymëzojnë lëvizje. Këto dyja ishin konceptet e rëndësishme që u përmendën në Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut të 1990”, shkruan Kurti në “Facebook”.

Ai kujtoi se Republika e Parë u shpall nën okupim dhe sipas tij, kjo e bën atë Republikë-për-Rezistencë.

“Nderimi e kujtimi për të janë e njëjta gjë”, theksoi Kurti në postimin e tij.

Poashtu, i pari i Vetvendosjes, publikoi edhe emrat e 114 delegatëve të cilët u nënshkruan në Deklaratën Kushtetuese.

Lexo po ashtu:  Sa i kushton ekonomisë emigrimi? – Deri në 120 mln euro në vit dëmi nga shqiptarët që largohen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *