Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 30 vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të ’90-ës.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Kurti shprehet se shqiptarët, nëpër breza, janë munduar për pavarësi e shtetformim dhe se 2 korriku e dëshmon këtë.
“Togfjalëshat gjenerikë ‘vetëvendosja politike’ dhe ‘demokracia autentike’ vijnë prej popullit e frymëzojnë lëvizje. Këto dyja ishin konceptet e rëndësishme që u përmendën në Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut të 1990”, shkruan Kurti në “Facebook”.

Ai kujtoi se Republika e Parë u shpall nën okupim dhe sipas tij, kjo e bën atë Republikë-për-Rezistencë.
“Nderimi e kujtimi për të janë e njëjta gjë”, theksoi Kurti në postimin e tij.
Poashtu, i pari i Vetvendosjes, publikoi edhe emrat e 114 delegatëve të cilët u nënshkruan në Deklaratën Kushtetuese.




