Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ka theksuar lidhjet e forta midis Kosovës dhe Shqipërisë, dhe natyrisht edhe i cilëson si një komb të vetëm e të pandarë.

Ai shtoi se, megjithëse ekzistojnë dy shtete dhe dy pasaporta, nuk ka dy kombe të ndryshme.

Duke komentuar krahasimet me Moldovën dhe rrezikun rus, Kurti tha se situata nuk është e njëjtë për Kosovën dhe Serbinë, pasi nuk ekziston një kanton serb që kërcënon sovranitetin, siç ndodh me Transnistrinë.

“Në Kosovë, një gjë e tillë mund të kishte pasur rëndësi në pjesën veriore pesë ose dhjetë vite më parë, por tani kjo nuk ekziston”, u shpreh Kurti para panelit dhe gazetarëve të shumtë ndërkombëtar.

Lexo po ashtu:  Tensionet në Mesdheun Lindor, Franca vendos prezencë të përkohshme ushtarake në afërsi të Qipros
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com