Pas homazheve, Kurti u shpreh se bashkë me ministrat bërën homazhe tek vendi i flijimit e bashkimit.

Kryeministri Kurti para mediave tha se tre breza të familjes Jashari u vranë nga forcat serbe, e që rënia heroike e tyre ngriti në këmbë popullin shqiptar dhe i dha hov Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe zgjoi ndërgjegjen ndërkombëtare.

Kurti tha se gjaku i të rënëve nuk humbet kurrë dhe se në Prekaz shkojnë për të kuptuar nga vijnë dhe për të ditur edhe më mirë se nga të shkojnë.

Kurti: Tre breza të familjes Jashari u vranë nga forcat serbe, rënia e tyre ngriti në këmbë shqiptarët

“Dje pranuam detyrën si qeveri e re e cila u votua në Kuvendin e Republikës së Kosovës të hënë mbrëma pasi që doli nga zgjedhjet e 14 shkurtit dhe sot në ditën e parë të punës me zëvendëskryeministrat, ministrat erdhëm herët në mëngjes në Prekaz në këtë vend të flijimit e bashkimit ku tre breza të familjes Jashari u vranë nga forcat serbe mirëpo rënia e tyre heroike e ngriti në këmbë popullin shqiptar i dha hov Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e zgjoi ndërgjegjen ndërkombëtare e cila me 24 mars 1999 dërgoi aleancën më të fuqishme në historinë e njerëzimit kundër një shteti gjenocidal siç ishte Serbia e Millosheviçit”, tha ai.

Lexo po ashtu:  Britania e Madhe i përgjigjet Rusisë: Të vendosur për mbështetjen ndaj Ukrainës

Nuk është vënë në vend drejtësia për krimet e kryera nga Serbia, kështu tha Kurti derisa theksoi se gjaku e emri i tyre nuk harrohet kurrë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *