Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve atij të Shqipërisë dhe Kosovës, ka thënë se Kosova i gëzohet çdo suksesi të Shqipërisë.

“I gëzohemi çdo suksesi të Shqipërisë, si atyre të qeverive paraprake edhe këtyre sukseseve. Urojmë që sukseset e Shqipërisë të shtohen në çdo ditë të flamurit. Ashtu siç gëzohemi ne në Kosovë për sukseset tuaja ashtu gëzohen edhe në Shqipëri për sukseset e Kosovës”, tha Kurti.

Kurti shtoi se nëse pushojmë së punuari menjëherë rrezikojmë, vendet tona ballafaqohen me probleme ku më i mprehti është ai i largimit të të rinjve.

Kryeministri shtoi se mërgimtarët janë mbështetja më e madhe e dy vendeve tona.

“Kjo ditë është edhe e juaja e më së shumti e juaja, mërgimtarët janë mbështetja më e madhe për vendet tona e familjet e tyre. E di që nuk po shkoni për qejf por prej brengës, e di që nuk kemi bërë mjaftueshëm që tua kthejmë besimin në institucione e që fëmijët tuaj ti rrisni në atdheun tuaj, por ju garantoj që këtë betejë do ta bëjmë deri në fund”, tha Kurti.

Lexo po ashtu:  Vdekshmëria tepër e ulët nga koronavirusi në Gjermani lë gojëhapur ekspertët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *