Në 25-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu aktual i LVV-së, Albin Kurti ka thënë se ajo çka ka ndodhur në Srebrenicë është gjenocid.

“Serbia nuk u bë përgjegjëse për kryerjen e gjenocidit, por përgjegjëse që nuk e ndaloi gjenocidin, thua se trupat që e kryen gjenocidin kanë shkuar në BeH nga shtete të tjera e Serbia nuk i ndaloi!”, ka thënë Kurti.

Ai përmes një postimi në “Facebook” tha se viktimat e kësaj masakre disa prej të cilëve ende nuk dihet as për trupat e tyre janë mizori peshon rëndë në ndërgjegjen ndërkombëtare, përcjell “Zeri.info”.

“Sot bëhen 25 vite prej ditës kur ndodhi masakra që tronditi botën: gjenocidi në Srebrenicë. Më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë të Bosnjës u vranë më 10 dhe 11 korrik 1995, pasi Ushtria Serbe e Bosnjës sulmoi Srebrenicën.

Edhe pse më shumë se 7,000 trupa të pajetë janë gjetur dhe identifikuar, sot e kësaj dite më shumë se 1,000 njerëz akoma mungojnë, dhe janë të paidentifikuar”.

Lexo po ashtu:  Tony Blair kujton intervenimin e NATO-s në Kosovë

Një masakër si kjo e Srebrenicës, Kurti thotë se është gjenocid, gjë e cila thotë se u vërtetua edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Lexoni shkrimin e plotë të Kurtit:

“Provat e paraqitura nga Prokurori përshkruajnë skena dhe egërsi të paimagjinueshme: mijëra burra të ekzekutuar e të varrosur në varr masiv, qindra burra të varrosur për së gjalli, gra e burra të gjymtuar e të masakruar, fëmijë të vrarë para syve të nënave të tyre, një gjysh që u detyrua të hajë mëlçinë e nipit të tij. Këto janë me të vërtetë skena nga ferri, të shkruara në faqet më të errëta të historisë njerëzore”.

Kjo është fjala e Fouad Riad – Gjyqtar në Tribunalin e Hagës me rastin e konfirmimit të aktakuzës ndaj Mladic dhe Karadzic për Srebrenicën në nëntor 1995.

Sot bëhen 25 vite prej ditës kur ndodhi masakra që tronditi botën: gjenocidi në Srebrenicë. Më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë të Bosnjës u vranë më 10 dhe 11 korrik 1995, pasi Ushtria Serbe e Bosnjës sulmoi Srebrenicën.

Lexo po ashtu:  SHBA dhe BE me qasje të ndryshme ndaj dialogut

Edhe pse më shumë se 7,000 trupa të pajetë janë gjetur dhe identifikuar, sot e kësaj dite më shumë se 1,000 njerëz akoma mungojnë, dhe janë të paidentifikuar.

Bosnja përballet ende me një numër masiv rastesh të pazgjidhura për këtë masakër. Përballet me persona që e mohojnë ekzistimin e gjenocidit të kryer atje.

Por ajo çka ka ndodhur në Srebrenicë është gjenocid. Jo vetëm sepse e ka parë gjithë bota, por këtë e ka vërtetuar edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND).

Fatkeqësisht, GjND e kualifikoi si gjenocid vetëm krimin që ka ndodhë në Srebrenicë e jo krimet që kanë ndodhë në tërë Bosnje dhe Hercegovinën (BeH), praktikisht duke konsideruar ‘gjenocidin komunal’. Të ekzekutuarit në Srebrenicë ishin nga e gjithë BeH sepse Srebrenica ishte zonë e mbrojtur nga OKB-ja. Serbia nuk u bë përgjegjëse për kryerjen e gjenocidit, por përgjegjëse që nuk e ndaloi gjenocidin, thua se trupat që e kryen gjenocidin kanë shkuar në BeH nga shtete të tjera e Serbia nuk i ndaloi!

Nga Qendra për të Drejtën Humanitare e udhëhequr nga Natasa Kandic, e dimë se afër 4,000 oficerë të armatës jugosllave nga Serbia luftuan kundër boshnjakëve në BeH dhe janë paguar nga Serbia. Po ashtu i gjithë armatimi dhe uniformat iu shkonin nga Serbia. Prej 25,000 serbëve që u vranë në Bosnje, as 1/5 nuk ishin civilë. Serbia është përgjegjëse sepse në fund të fundit Marrëveshjen e Dejtonit e ka nënshkruar Presidenti i Serbisë Milosevic.

Lexo po ashtu:  Lajme pozitive/”Mes 33 personave të shëruar nga Covid-19 ndodhen dhe 6 mjekë dhe infermierë”

Prandaj, ende nuk ka drejtësi e paqe për Srebrenicën dhe BeH. Prandaj, kjo mizori peshon rëndë në ndërgjegjën ndërkombëtare edhe çerek shekulli më vonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *