Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi të martën se që pas përfundimit të takimit tetë orësh në Bruksel, nuk ka pasur më asnjë komunikim me përfaqësuesin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Në një deklarim për media, Kurti insistoi se ky i fundit ka braktisur Propozimin franko-gjerman për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

I pyetur se a janë duke u përfshirë në mënyrë direkte Shtetet e Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut për të gjetur një zgjidhje, kreu i ekzekutivit u shpreh se po bëjnë përpjekje maksimale dhe se janë në kontakt me Brukselin.

“SHBA-ja dhe sidomos ambasadori Hovenier janë shumë të përkushtuar dhe të angazhuar në dialog. Roli i ambasadorit është gjithmonë kontrusktiv, pozitiv, kreativ. Ai po bën përpjekjet maksimale, pra SHBA dhe sidomos ambasadori janë në kontakt me Brukselin”.

Lexo po ashtu:  Pse shkatërrimi jep kaq kënaqësi?

Reklama
“Prej kur përfundoi takimi në Bruksel unë nuk kam komunikuar më me Borrellin, i cili e braktisi Propozimin franko-gjerman dhe të BE-së, duke thënë së duhet të kemi një dakordim për targat”, deklaroi Kurti para gazetarëve.

Këto komente ai i bëri pas Konferencës për Rininë 2022, “Drejt një politike kombëtare”, të mbajtur në Prizren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *