Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se protestat janë të pashmangshme pas formimit të qeverisë së re, të cilën ai e quan jolegjitime.

Kurti në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se protestat janë të pashmangshme dhe se ato do të jenë paqësore, transmeton Zeri.info.

“Protestat janë të pashmangshme, do të jenë paqësore dhe ne jemi partia më e madhe në Kosovë, jemi subjekti politik kryesor dhe më i fuqishëm në Republikën e Kosovës, andaj mendoj se me një qeveri të tillë të dobët, një opozitë kaq e fuqishme që po bëhet nga Lëvizja Vetëvendosjes dhe ndokush tjetër, duke e theksuar në veçanti kryeparlamentaren Vjosa Osmani, padyshim se i ka të gjitha mjetet e duhura për rezultatin e nevojshëm- e këto janë zgjedhjet e reja dhe shkurtimi i qeverisë së palighshme” ka thënë kreu i Vetëvendosjes.

Ndonëse nuk ka treguar sakt se kur mund të thirren protestat, ai këtë e ka paralajmëruar, se mund të ndodh shumë shpejt.

“Shumë shpejt do të vijmë deri tek protesta. Ne nuk kemi dashur të bëjmë protestë kur ishte në pyetje pushteti ose qeveria por për çështjet për të cilat egzistojmë si subjekt politik. Ato janë të pashmangshme”, është shprehur Kurti.

Lexo po ashtu:  Këshilli i BE-së: 3.5 miliardë euro për shtetet që strehojnë refugjatët

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *