Fronti opozitarë në Kosovë karshi qeverisë së udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk pritet t’i bashkërendojë hapat dhe të bashkëpunojë. Kështu ka lënë të nënkuptohet ishkryeministri tash pas asnjë post shtetëror, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Kurti ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është përgjegjëse për kapjen e shtetit, prandaj nuk do të bashkëpunojnë me të.
“Kosova është shtet i kapur dhe kapja e shtetit nuk është abstrakte ëshë konkrete. Këtë kapje të shtetit e ka bërë PDK-ja jo secili anëtar, por udhëheqja e saj. Dhe ne filluam që ta çkapim shtetin nga këta shpërdorues dhe mund të them që për 4 muaj nuk kemi bërë pak. Prandaj, përderisa ekziston shteti i kapur i Kosovës, ne nuk do të mund të bashkëpunojmë me këtë parti e cila shtiret se është në opozitë. Sepse në fakt është në pushtet edhe kur s’duhet se është.”, deklaron ai, transmeton Zëri.





