Në kuadër të takimeve në Greqi me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor, kryeministri Albin Kurti ka publikuar një foto në Facebook duke shtrënguar duart me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Albin Kurti ka udhëtuar në Greqi, ku po marrë pjesë në darkën e shtruar nga kryeministri grek Mitsotakis, me liderët e tjerë të Ballkanin Perëndimor.

Atje kryeministri ka takuar edhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në takimin me Leyen, Kurti tha se u diskutua për “marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin rajonal, planin e rritjes së BE-së për BB6 dhe dialogun”.

“Kënaqësi të takoj Presidenten e Komisionit të BE-së Ursula Von Der Leyen në Athinë. Diskutuam marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin rajonal, planin e rritjes së BE-së për BB6 dhe dialogun. Për këtë të fundit, theksova rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Agrmt Bazë”, shkroi Kurti në “X” pas takimit.

Lexo po ashtu:  Brovina do të dëshmojë për krimet serbe me një foto ku shihet një grua duke u dhunuar, ajo është ende gjallë (FOTO)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *