Dogana e Kosovës njofton se është arritur një rekord i të hyrave, ku deri me sot janë mbledhur 1 miliard euro.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Sipas Doganës, krahasuar me vitin e kaluar, të hyrat janë tejkaluar me 71 milionë euro apo 7.62 për qind më shumë.
“Dogana e Kosovës deri më sot ka arritur të mbledh 1 miliard euro, duke tejkaluar vitin e kaluar me 71 milionë euro apo 7.62 për qind”, thekson Dogana.

Aty thuhet se sukseset janë rezultat edhe i bashkëpunimit me institucionet relevante, komunitetin e biznesit dhe qytetarët.
“Suksese të theksuara ne këto përpjekje janë rezultat edhe i bashkëpunimit me institucionet relevante, komunitetin e biznesit dhe publikun në përgjithësi, andaj ju jemi shumë mirënjohës për përpjekjet e përbashkëta që kanë rezultuar me këto suksese”, përfundon njoftimi.




