Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur të premten, ka sqaruar dhe ka argumentuar se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhet me pezullimin e planifikimit të dialogut strategjik dhe jo me ndërprerjen e tij. Ai ka argumentuar se marrëdhëniet me SHBA-në mbeten të qëndrueshme dhe se nuk ka prishje të raporteve.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Së pari duam të qartësojmë për qytetarët tanë se bëhet fjalë për pezullim e planifikimit për dialog strategjik, jo të dialogut strategjik si proces të nisur as të komunikimit të rregullt që ne kemi. Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime. I siguroj qytetarët se qeveria jonë i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane. Në diplomaci kemi dallime në raport me Serbinë dhe veprimet e saj në Kosovë. Bashkëpunimi ushtarak po vazhdon. Marrëdhëniet janë të thella”, tha Kryeministri në detyrë Kurti.




