Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sërish për rezultatin e takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq nën ndërmjetësimin e BE-së, në Ohër.

Kurti ka shkruar në Twitter se në Ohër kanë shkuar me qëllime të mira, duke përmendur sërish se Serbia ka qenë ajo që iu shmang nënshkrimit të ankesit sikurse veproi edhe në Bruksel.

“Ne kemi ardhur në Ohër me qëllime të mira dhe kemi treguar mirëbesim gjatë takimeve të djeshme. Falënderoj Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, emisarin Miroslav Lajçak dhe emisarin e SHBA-ve, Gabriel Escobar për angazhimin e tyre të palëkundur, si dhe Maqedoninë e Veriut për mikpritjen e tyre të ngrohtë”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri ka theksuar se i takon BE-së që të gjej një mekanizëm për ta bërë marrëveshjen ligjërisht dhe ndërkombëtarit të obligueshme.

Lexo po ashtu:  "Kujdes mami, ata do të vrasin!" , fjalët e fundit të vogëlushit Halim Beqiri në Reçak

“Tani kemi arritur një marrëveshje për një aneks implementues të Marrëveshjes Themelore. Serbia, ashtu si në takimin e fundit në Bruksel, iu shmang nënshkrimit të Marrëveshjes dhe tani edhe Aneksit. I takon BE-së të gjejë një mekanizëm për ta bërë marrëveshjen ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme”, ka shkruar Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *