Kryeministri i Republikës Albin Kurti ka ftuar qytetarët që të lexojnë vendimet dhe qendrimet zyrtare të Qeverisë, e “mos të bien pre e portaleve”.

Nuk dihet saktësisht se për cilat media e ka pasur kryeministri fjalën, por ai ka deklaruar se disa “pa vetdije transmetojnë narrative të rrejshme”, percjell MekuliPress.com

“I ftoj qytetarët që të ndjekin vendimet, deklaratat, qëndrimet zyrtare të institucioneve të Republikës. E të mos bien pre kollaj e portaleve nga më të ndryshme, që edhe pa vetdije mund të transmetojnë narrative të rrejshme, përveç se po e po lajmeve të rrejshme.” – ka thënë ai për Klan Macedonia.

Kurti tutje ka thënë se po jipen edhe para nga Rusia e Beogradi, që “qytetarët të vihen në lajthitje”.

“Jam për lirinë e mediave…mirëpo duhet të jemi të kujdesshëm sepse miliarda euro jipen nga Kremlini e Beogradi që të vihen qytetarët e opinion publik në lajthitje.” – u shpreh Kurti.

Lexo po ashtu:  E kujt është gazeta Express, televizionet T7 dhe ABC News - PEJA SI ROMA - TË GJITHA RRUGËT SHPIJNË NË PEJË!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *