Në vazhdën e tensioneve në veri të Kosovës, shumë media të huaja kanë shtuar shkrimet analitike për Kosovën dhe Serbinë dhe së fundi është vienezja Der Standard.

“Situata dita-ditës bëhet më e rrezikshme,” shkruan fillimisht e përditshmja austriake duke ju referuar kidnapimit të tre policëve “të lodhur” të Kosovës.

Qëllimi ndarja e Kosovës

Më tutje media asutriake hedh lajmin e madh që e gjithë kriza e veriut lidhet me idenë për ndarjen e Kosovës, një ide e Aleksandër Vucicit, që tashmë gëzon mbështetje edhe në disa forca perëndimore, duke përfshirë edhe shumë diplomat amerikane.

“Me këtë SHBA e lë në baltë me gjasë shtetin më pro-amerikan të botës, si dhe njërin ndër aleatët më të rëndësishëm demokratik të rajonit,” përcjell botasot.info. Presioni perëndimore kundrejt Kosovës dhe ledhatimi i autokratit Vuçiq për shumë njerëz është i pakuptueshëm.

Do ishte e gabuar edhe në rast se mendojnë se me këtë metodë mund ta afrojnë më afër Serbinë drejt Perëndimit, pasi vetëm disa ditë më parë Vuçiq mori pjesë në manifestimin e ambasadës ruse në Beograd “Ditët e Rusisë”.

Përveç politikës së faljes kundrejt Serbisë, bëhet fjalë edhe për “ndryshimin e tërësishëm të politikës amerikane” pikërisht për ndarjen e Kosovës,”.

Kjo ide është tepër e rrezikshme pasi do cënohet integriteti territorial edhe i Bosnjës e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë Veriore.

“Së fundi këtë ide e kishte ndaluar ish kancelarja gjermane Angela Merkel,” e cila mohonte kufijtë në baza etnike.

Në fund media austriake tregon se Vuçiq është në aleancë edhe me “kryeministrin gjithmonë e më shumë autokratik të Shqipërisë, Edi Rama”./Botasot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *