Kryeministri Albin Kurti së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe zyrtarë të tjerë qeveritar kanë vënë kurora lulesh tek varri i heroit më të fundit shqiptar, Afrim Bunjaku.

Pas homazheve, Kurti para media u shpreh se flijimi i Bunjakut ia ka vlejtur për policinë, shtetin dhe gjeneratat e ardhshme.

Kryeministri u shpreh se në çdo cep të Kosovës është shteti i Republikës demokratike dhe të pavarur.

“Anë e mbanë Kosovës në çdo cep është shteti i Republikës demokratike dhe të pavarur të Kosovës, të cilës  i shërbejmë me nder dhe përkushtim. Ky flijim, kjo sakrificë e rreshterit të policisë, heroit Afrim Bunjaku ja ka vlejtur fort për policinë, për shtetin dhe gjeneratat e ardhshme”, tha Kurti.

Ai shtoi se numri i policëve me kadet të rinj po rritet dhe se morali i policisë dhe ushtrisë tonë kurr ska qenë më i lartë.

Kurti theksoi se shokët e Afrim Bunjakut që ishin së bashku me të në betejë në Banjskë, nuk e lanë që trupi i pajetë i tij të bie në duart e forcave armike.

Lexo po ashtu:  Shpërthime të fuqishme në kryeqytetin ukrainas, Kiev

“Duke rënë Afrim Bunjaku, nuk kanë rënë edhe shumë polic të tjerë dhe ata që ishin në betejë bashk me të nuk lejuan që trupi i pajetë i heroit tonë të bie në duart e forcave armike”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka shtuar se forcat që ishin të financuara e të dirigjuara nga Serbia me paramilitarë që kishin shumë më tepër armatim sesa Afrim Bunjaku me shokë, ikën me turp dhe i lanë të vrarët edhe të palosurit e tyre.

“Ata sot fshihen në Serbi sepse e dinë që e kanë humbur betejën njëherë e përgjithmonë me shtetin dhe popullin tonë. Serbia është përgjegjëse andaj ajo duhet të jap përgjegjësi e në këtë pikë kërkojmë mbështetjen e ndihmën e faktorit ndërkombëtar”, tha Kurti.

E kryeparlamentari Glauk Konjufca, u shpreh se sot jemi këtu për ta nderuar heroin tonë Afrim Bunjaku.

“Ai është hero që ra heroikisht në mbrojte të sovranitetit të Republikës. Ai e dha shembullin më të vyer se kur atdheu rrezikohet dhe kërcënohet, sesi duhet të jepet jeta dhe të vet mohohet individi për të mirën e përgjithshme. Ne do ta kujtojmë gjithmonë ashtu siç e kujtojmë dhe Enver Zymberin që ra për të njëjtin qëllim. Këto janë idealet që i kultivojnë dhe i ushqejnë edhe heronjtë tonë”, tha Konjufca. 

Lexo po ashtu:  Von der Leyen takim me Kurtin dhe Vuçiç në Samitin në Athinë