Qeveria në detyrë ka shkarkuar Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “KRU Mitrovica” dhe ka emëruar Bordin e ri por që nuk i kanë treguar emrat e tyre.

Me kërkesë të Ministrisë së Financave, Qeveria në detyrë ka ndarë 12 milionë euro për zbatimin e Pakos Emergjente.

Ndryshe, Qeveria ka ndarë nga 30 mijë euro për familjet e minatorëve që humbën jetën të martën në Minierën e Novobërdës,

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka kërkuar nga ministrat që të miratojnë mjetet financiare për familjarët e dy minatorëve.

“60 mijë euro do të ndahen për familjarët e dy minatorëve qe humbën jetën dje në Minierën e Artanës. Këto shpenzime të paraparë do të transferohen”, tha Kurti.

Lexo po ashtu:  Baton Haxhiu: Albin Kurti arrogant me ndërgjegje të munguar - Nga opozita do të shikojë si formohet qeveria e re dhe si hiqet taksa"

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *