Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se sot pasdite ka biseduar me Ferdonije Qerkezin nga Gjakova.

Kurti ka thënë se ka biseduar me Qerkezin “në ditën që u mbushën 21 vjet prej kur forcat policore të Serbisë ia rrëmbyen katër djemtë dhe burrin: Artanin, Edmondin, Armendin, Ardianin dhe Halimin”.

Kurti ka pohuar se të pagjeturit janë plagë që kullon ankth.

“Eshtrat e Artanit e Edmondit janë kthyer në vitin 2005. Asgjë nuk dihet sot e kësaj dite për fatin e tre të tjerëve. Të pagjeturit janë plagë që kullon ankth. Dhembjet e vuajtjet e nënës Ferdonije sigurisht që ne s’arrijmë t’i marrim me mend. Ky është një krim i vazhdueshëm pasi që është drejtësi e munguar”, ka shkruar Kurti në Facebook, përcjell Telegrafi.

Në fund të shkrimit Kurti ka theksuar se të pagjeturit duhet të jenë çështja e parë në dialogun e ardhshëm Kosovë – Serbi.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/835608640272355

Lexo po ashtu:  Ish-komandanti i UÇK’së, Sabit Geci, dërgohet me urgjencë drejt Turqisë pas infektimit me COVID

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *