Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një video të realizuar në sheshin e Prishtinës, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë nesër në tubimin që do të organizojë kjo parti.

Kurti ka thënë se nesër është 21-vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetori i formimit të LVV-së.

“Në këtë përvjetor të dyfishtë, ne ndodhemi në situatën që kërkon durim dhe zgjidhje. Durim për të përballuar pandeminë COVID-19, që nuk ka kaluar, dhe zgjidhje duke hyrë në zgjedhjet që po vijnë. Në këto 15 vite, kemi dëshmuar se e bëjmë opozitën fuqishëm si askush më parë, e sivjet kemi dëshmuar se e bëjmë qeverisjen mirë si askush tjetër”, thotë Kurti në video-mesazhin e tij drejtuar qytetarëve.

Kurti ka pohuar se LVV është duke u rritur shumë dhe se në zgjedhjet tjera do të fitojnë mbi shumën e të tjerëve.

“Nuk ka lëvizje pa popull kurse në Kosovë populli është bërë lëvizje. Ejani nesër në ketë tubim paqësor me muzikë e fjalime, ejani masivisht”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu:  Kosova po shkel Kushtetutën duke lejuar zgjedhjet e Serbisë në veri

Tubimi i LVV-së, është planifikuar të mbahet në ora 17:00 në sheshin “Skënderbeu”, Prishtinë.

 

https://www.facebook.com/albini2017/videos/541642683406941

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *