Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pak para nisjes për në Qeveri ka thënë se po ndihej shumë mirë derisa po dilte nga banesa e tij. Ai tha se po shkon në mbledhjen e Qeverisë, ku do të merren disa vendime të rëndësishme.

Kurti ka thënë se në këtë mbledhje do të ndahen 30 mijë euro për familjet e dy minatorëve, që humbën jetën dje në minierën e Artanës.

“Shumë mirë, kemi një mbledhje të Qeverisë në orën 10:00, në të cilën do t’i marrim disa vendime të rëndësishme, ku vendimi i parë do të jetë ndihma prej 30 mijë eurove për familjet e dy minatorëve, të cilët fatkeqësisht humbën jetën dje në minierën e Artanës”, ka thënë Kurti pak para nisjes për në Qeveri,raporton EO-ja.

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës pas një ore pritet ta mbajë mbledhjen e Qeverisë. Kjo u bë e ditur nga vetë zyra e kryeministrit Kurti. Mbledhja pritet të fillojë në orën 10:00, në ndërtesën e Qeverisë. E kjo thirrje për të mbajtur mbledhjen e radhës nga ana e qeverisë “Kurti” po bëhet një orë para se të fillojë seanca e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë “Hoti”. Seanca është paralajmëruar të mbahet në orën 11:00.

Lexo po ashtu:  "Tue folë shqyp t'thotë me pahir: si ja brate, nadja e mirë, ...dobro itro, kakoti...? E kshtu gjuha po shëmtohet, dhe kshtu kombi po mjerohet, - Filip Shiroka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *