Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mbajtur sot një takim me presidenten, Justina Shiroka-Pula, gjersa uroi të gjithë qytetarët për stabilitetin institucional të Kosovës, pas votimit të presidentes së re.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.


Kurti në një deklaratë për media tha se falënderoi presidenten Shiroka-Pula për pranimin e kandidaturës për presidente, gjersa uroi të gjithë qytetarët për stabilitetin institucional.

“Ishte një takim i parë me presidenten e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mikpritje e përzemërt dhe zotim i përbashkët për punë të mëdha e të përditshme për interesin shtetëror të Republikës, për të mirën e të gjithë qytetarëve pa dallim…
Tash na presin shumë punë e angazhime, të cilat natyrisht që me vullnet të mirë, dijen e mundësinë që kemi do t’i shtyjmë përpara sa më shpejt që mundemi”, tha Kryeministri Kurti.

Kurti u shpreh më tej se Republika e Kosovës më në fund pas më shumë se një vit e gjysmë ka institucionet plotësisht funksionale.
“…Tash natyrisht se nuk kemi kohë për të humbur dhe duhet të bëhemi bashkë për shumë sfida shtetërore që i kemi përpara”, tha ai, duke shtuar se hasi në mirëkuptimin dhe vullnetin e presidentes që të bashkërendohen maksimalisht për të gjitha gjërat në çdo aspekt. 

Lexo po ashtu:  Gjenerali amerikan Ben Hodges: Çfarë i duhet Serbisë “panciri” rus?