“Atij nuk i intereson për njerëzit e tij. Ai sillet si një Hitler i vogël në një bunker. Njerëzit e tij janë aq interesantë për të sa një grimcë pluhuri.” Benjamin Netanhyau ka nisur një tjetër sulm ndaj Yahya Sinwar, njeriun që Izraeli e bën përgjegjës për sulmet e nisura nga Hamasi më 7 tetor. Sinwar, udhëheqësi i grupit pro-palestinez, u vendos nga Tel Avivi në krye të listës së objektivave të armikut për t’u neutralizuar dhe për këtë arsye konsiderohet si një “i vdekur që ecën”. Shpesh ai është qaujtur edhe “Osama Bin Laden i Palestinës” apo “truri i Hamasit”. Por, për momentin nuk ka asnjë gjurmë të tij. Ai duket si një fantazmë, por kështjella e tij, Rripi i Gazës, është tani nën sulm nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF). Por kush është në të vërtetë njeriu që kërkon Izraeli? Dhe çfarë dimë për të?

Gjuetia për Sinwar

Sinwar, 61 vjeç, tani është njeriu më i kërkuar i Izraelit. “Vladimir Jabotinsky, Menachem Begin, Yitzhak Rabin. Ai lexoi të gjithë librat që dolën për figurat më të rëndësishme izraelite. Ai i studioi ato nga lart-poshtë,” tha Micha Kobi, i cili e ka marrë në pyetje në të kaluarën për raportin e inteligjencës izraelite, Shin Bet. Udhëheqësi i Hamasit u arrestua disa herë nga autoritetet e Tel Avivit, së fundmi në vitin 1989 dhe u dënua me katër burgime të përjetshme. Ai u lirua në vitin 2011 gjatë një shkëmbimi të të burgosurve me Izraelin.Ndërsa ishte në burg ai filloi të studionte hebraisht si dhe për Izraelin. Pesëmbëdhjetë vjet pas dënimit të tij, ai përdori gjuhën që mësoi në një intervistë televizive izraelite. Me atë rast ai nuk foli për luftë, duke preferuar të nxisë publikun izraelit që të mbështesë një hudna, ose armëpushim, me grupin militant Hamas.Siç theksoi “Financial Times”, përpara inkursionit të fundit të Hamasit, Izraeli kishte gati 40 vjet përvojë në trajtimin e Sinwar. Megjithatë, kjo njohuri e akumuluar nuk ka bërë gjë tjetër veçse i ka qetësuar shefat e sigurimit të Izraelit në një ndjenjë të rreme vetëkënaqësie, të zënë në befasi nga ngjarjet e fundit.

Lexo po ashtu:  Babai i Nënë Terezës u helmua nga serbët në 1919

Gabimi i Izraelit

Në prag të luftës, Izraeli e konsideronte Sinwar-in një ekstremist të rrezikshëm, por shumë më të interesuar për konsolidimin e sundimit të Hamasit në Gaza dhe marrjen e lëshimeve ekonomike sesa për të udhëhequr grupin për të shkatërruar shtetin hebre. Ky keqinterpretim i karakterit të Sinwar do të ishte preludi i dështimit më të madh të inteligjencës së Tel Avivit. Nën udhëheqjen e tij, Hamasi ka kalibruar përdorimin e forces, me protesta kufitare, gjuajtje me balona dhe veçanërisht raketa, për ta shtyrë Izraelin në bisedime të mëtejshme indirekte përmes ndërmjetësuesve egjiptianë, Katar dhe OKB.Duhet të theksohet se Sinwar është truri që lejoi Hamasin të merrte miliona dollarë nga jashtë për të ulur varfërinë e banorëve të Rripit. Për ta bërë këtë, ai mori dritën jeshile nga Netanyahu, të cilit, midis shenjave të pragmatizmit dhe propozimeve të ndrojtura, ai i kishte shkruar edhe një letër në hebraisht.

Fundi i hidhur

Sinwar është bërë një figurë pothuajse mitike për palestinezët, veçanërisht brenda Gazës. “Shumë palestinezë ndihen krenarë dhe Sinwar është shumë popullor në rrugët palestineze,” tha një aktivist i shquar palestinez në Jerusalemin Lindor. “Por palestinezët e moderuar e kuptojnë se ai na ka kthyer në epokën e gurit, për shkak të 7 tetorit dhe pasojave të tij”.Mbi të gjitha, ata që e njohin thonë se ngritja e tij brenda Hamasit është mbështetur në kultivimin e një reputacioni për pamëshirshmëri dhe dhunë. “Është dallimi mes mënyrës sesi zyrtarët e Hamasit veprojnë kur janë vetëm dhe kur janë me të,” tha një joizraelit që ka patur kontakte drejtpërdrejt me Sinwar. “Është frikë, ata kanë frikë prej tij”. “Asnjë prej tyre nuk iu kundërvu para se të vendoste të ekzekutonte këtë barbari më 7 tetor. Ishte operacioni i përsosur ushtarak, por pasojat do të jenë biblike.Gaza tani mund të përballet me një sulm shkatërrues, me Sinwar si objektivin kryesor. Por Izraeli është i përulur dhe fati i rajonit varet në balancë. Vetëm kjo mund të jetë fitorja e mjaftueshme për Sinwar. “Ai nuk do të dorëzohet. Ai do të vdesë atje në Gaza”, tha Kobi.

Lexo po ashtu:  Irani u kërkon vendeve arabe të armatosin palestinezët