Gati gjysma e njerëzve të botës flasin sot një gjuhë indo-evropiane. Në fakt, për disa shekuj studiuesit kanë pohuar se gjuha italiane por edhe gjuhë të tjera latine, si frëngjishtja dhe spanjishtja, gjuhët gjermanike (anglishtja, gjermanishtja dhe holandishtja) dhe gjuhët sllave si rusishtja, janë të afërme të hindustanishtes dhe sanskritishtes (e folur në Pakistan dhe Indi) por edhe gjuhëve kurde dhe perse. Dhe që të gjitha, e kanë origjinën nga një gjuhë e përbashkët paraardhëse, e quajtur proto-indo-evropiane.

E përhapur përmes kuajve? 

Sipas rindërtimit më të besueshëm deri më tani të një skenari hipotetik, gjuha proto-indo-evropiane flitej rreth 6000 vjet më parë në pjesët buzë Detit të Zi, midis Rusisë dhe Ukrainës, nga një popullatë barinjsh, të cilët falë përdorimit të kuajve e përhapën në Perëndim dhe Lindje, nga gadishulli Iberik dhe deri në Indi, duke zëvendësuar zakonet dhe gjuhët lokale me origjinë paleolitike.

Fjalët dhe gjenet

Revista “Scientific American” i është rikthyer së fundmi kësaj çështje, duke përforcuar një hipotezë të dytë që e sheh origjinën e gjuhëve indo-evropiane në Anadoll në Turqinë e sotme, por jo nga barinjtë po nga fermerët. Kjo përmes një metodë të re, e bazuar tek hetimi gjuhësor kompjuterik, duke përdorur algoritme gjithnjë e më rigoroze dhe duke imituar rindërtimin filogjenetik, po lidh gjuhët e ndryshme si në një pemë familjare gjithnjë e më precize.

Metoda e shpikur nga Pol Hegarti, gjuhëtar në Universitetin Katolik Papnor të Perusë në Lima, bazohet në idenë se gjuhët sillen si specie të gjalla në zhvillim. Pjesa e “gjeneve” që do të krahasohej, ishte afro 170 fjalë “kyçe” me kuptime universale. Sa më të ngjashme të jenë këto fjalë, aq më shumë merr formë pema familjare, duke e kalibruar atë me të dhëna nga arkeologjia dhe struktura gjenetike e popullatave.

Lexo po ashtu:  40% e njerëzve zgjedhin me dëshirë injorancën. Ja arsyeja

Një histori e gjatë

Krahasimi midis fjalëve, ka qenë gjithmonë forca shtytëse për të arritur në origjinën e gjuhëve indo-evropiane. Në shekullin XVIII kur Uilliam Xhons, një gjykatës britanik në Indi, vuri re ngjashmëri në fjalor dhe gramatikë midis sanskritishtes, latinishte dhe greqishtes, të cilat nuk mund të ishin të rastësishme.

Për shembull, fjala angleze “baba “ është “pitar” në sanskritisht, dhe “pater” në latinisht dhe greqisht. Termi “brother (vëlla) në anglisht është “bhratar” në sanskritisht dhe “frater” në latinisht. Ndërkohë në vitin 1882, Jakob Grim, një nga dy vëllezërit e përrallave të famshme, tregoi se gjatë zhvillimit të gjuhëve të ndryshme indo-evropiane, fonemat ndryshuan në mënyrë të rregullt.

Për shembull, fjala indo-evropiane për “dy” fillimisht ishte “dwo”. Por “ dwo “ ishte vetëm një nga disa nga fjalët origjinale, “d” fillestare e të cilave më vonë ndryshoi në “t”, pasi kaluan në paraardhësin e përbashkët të anglishtes dhe gjermanishtes. Prandaj fjala indo-evropiane “dwo” u bë “two” (2) në anglisht dhe “zwei” (lexohet tsvai) në gjermanishten moderne. Fjalët e tjera që fillojnë me shkronjën “d”, silleshin në mënyrë të ngjashme. Ashtu siç shkronja “k” u bë “h”, apo “p” u bë “f”.

Lexo po ashtu:  Libër mbi masakrat në Kosovë

Shpikjet

Krahas ndryshimit në lexim, studiuesit kërkuan origjinën e fjalëve që përkojnë me risitë, të identifikueshme me kalimin e kohës dhe në vende të caktuara. Për shembull, gjuha proto-indo-evropiane kishte një fjalë për “boshtin”, dy fjalë për “rrotën”, dhe një folje që do të thotë “transport me një mjet”.

Arkeologët e dinë tashmë se teknologjia e rrotave dhe boshteve të karrocave u shpik rreth 6000 vjet më parë, gjë që sugjeron se gjuha proto-indo-evropiane nuk mund të jetë më e vjetër se kaq.

Pra fjalët “bosht”, “rrotë”, “karrocë”, “kalë shtëpiak”, “barinj”, “lesh”, “bulmetore”, “mjaltë” dhe madje “vjehërr” (ndërsa “vjehrra është më i ri ) dhe “shef”, shërbyen për të krijuar një pamje të atyre që flisnin proto-indo-evropianisht:barinjtë nomadë të komuniteteve patriarkale të udhëhequra nga klani udhëheqësit.

Të kombinuara me provat gjenetike, se rreth 5000 vjet më parë ka pasur lëvizje të shpejtë të popullsisë nga stepat në Evropën Qendrore, u arrit në përfundimin se gjuhët indo-evropiane e kishin origjinën nga stepat dhe u përhapën nga blegtorët.

Përpara stepave

Hipoteza se ishin fermerët e Anadollit, ata që i përhapën këto gjuhë, bazohet në besimin se fjalët dalluese të një ekonomie baritore të karakterizuar nga karrocat dhe kuajt, do të përbënin një përkitje evolucionare të termave që qëndronin konceptualisht pas objekteve novatore. Për shembull fjala “rrotë” rrjedhë nga fjala proto-indo-evropiane “rreth”, shumë më e vjetër se rrota. Ose fjala “boshti” i karrocës, nga fjala “tra”. Këto mjete i kishin krerët e klaneve, por edhe fermerëve që rrisnin lopë dhe prodhonin mjaltë.

Lexo po ashtu:  SHKOLLA SHQIPE “FOLEJA E SHQIPONJAVE” NË MACERATA TË ITALISË , SFIDAT E MËSIMIT SHQIP NË DIASPORË

Fjalë kyçe

Kështu, Hegarti dhe kolegët zgjodhën 170 kuptime themelore për të gjurmuar:fjalë themelore, origjinale që duhet të kenë ruajtur gjuhët e ndryshme, si ato për numrat, pjesët e trupit, ngjyrat dhe gjërat, si shtëpia dhe mali, gjendjet emocionale, si p.sh të qarit dhe të qeshurit, dhe fazat e përditshme, siç është nata.

Më pas ata mblodhën një ekip prej dhjetëra gjuhëtarësh dhe i kërkuan të përcaktonin, për secilën nga 161 gjuhët indo-evropiane, fjalën kryesore për secilin koncept. Në analizë hyri vetëm ajo fjalë dhe asnjë nga sinonimet. Hegarti dhe kolegët e përcaktuan origjinën e gjuhës proto-indo-evropiane 8 mijë vjet më parë, duke besuar se ajo u përhap me forcën novatore të bujqësisë dhe falë njerëzve që vinin nga Anadolli.

Gjenetika e popullsisë

Të dhënat janë kalibruar me zbulimet arkeologjike mbi origjinën dhe përhapjen e bujqësisë. Ndërsa dhe hetimet gjenetike të drejtuara në atë kohë nga Luka Sforca, të cilat identifikojnë një migrim të ngadaltë dhe masiv në Evropë nga Lindja e Afërt. Por analiza e Hegartit e pranon gjithashtu se stepat ruso-ukrainase, luajtën një rol të rëndësishëm si një atdhe dytësor për shumicën e gjuhëve evropiane. Pasi një nga degët u përhap në veri nga Anadolli në stepa, ajo u shtri deri në Evropën Veriore, duke i dhënë shkas lindjes së gjermanishtes, gjuhëve italike, gale dhe familje të tjera gjuhësore evropiane.