Ne takojmë shumë gazetarë e gazetare shqiptare që, shpejtë e shpejtë, u bënë milionerë.

Kush i paguan këta gazetarë e këto media? Kush janë financuesit e tyre?

Si bëhet që media, pronari i një mediumi, pra gazetari, për vetëm 10 vjet, bëhet me firmë, me kompani e me pasuri marramendëse të pasurisë?
Pse ti, i dashuri lexues, nuk ke mundësi të jetosh me dinjitet? Pse ti dhe familja jote në varfëri, e ai dhe ajo, ajo dhe ai që shpifë e turbullon, jeton në pasuri me familje e tok me shoqëri? Ti punon shumë e ke pak mundësi për jetën cilësore, e ai dhe ajo, gazetarja pra, punon pak e është milionere?
Pse e pavarura “MekuliPress” po mbyllet?
Pse po mbyllet kur kjo gazetë, që prej vitit 2003, punon ndershëm, objektivisht dhe profesionalisht; punon natë e ditë, vullnetarisht, pa e financuar asnjë parti politike, asnjë levizje, asnjë organizatë qytetare, e ruana Zot, asnjë pushtet?
Pse mbijeton e keqja në shoqërinë tonë? Pse po shpërblehet injoranti e injorantja, e jo shkenca, sinqeriteti dhe patriotizmi human?
Pse, pse?
Lexo po ashtu:  Ku janë analistët, opinionistët e shitur, shoqëria civile? Bëhuni mjek të vetvetës! RUAJUNI VET! Mos u bëni për spital sepse do të jetë vonë për ju dhe të dashurit tuaj! Ky virus VRET!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *