Skylaksi (Shek. VI-V pr. K) ishte udhëtar, gjeograf dhe historian grek nga Karianda e Karisë. Bëri një udhëtim, eksplorim të madh në Indi dhe në brigjet e Oqeanit indian me urdhër të Darit, mbretit të Persisë në fund të shek IV pr. K. “Perilus tes thalages te eikumenes Evropes kai Azias Libeyes” (Lundrimi gjatë brigjeve të Evropës, Azisë dhe Afrikës).

Është quajtur pseudo Skylasi pasi vepra është e një autori të mëvonshëm.

“…Pas Liburnëve vjen popullsia e Ilirëve që banojnë gjatë anëdetit gjer në Kaoni. Kjo ndodhet kundrejt Korkyrës, ishullit të Alkinout. Është aty një qytet helen i quajtur Heraklea bashkë me limanin e vet. Banojnë aty edhe popuj barbarë që quhen me një emër Lotofagë. Këta janë: Hierastamanët, Bylinët, Hyllet (Hyllët janë fqinjë me Bylinët).

Këta të fundit thonë se aty kish banuar Hylli, biri i Herakleut. Janë barbarë dhe banojnë në një gadishull pak më të vogël se Peleponezi. Prej këtij gadishulli, gjatë bregut të detit, ngjitur me ta banojnë Bylinët që janë Ilirë. Lundrimi prej vendit të Bylinëve gjer te umi Nestes kërkon një ditë të gjatë…”

Lexo po ashtu:  Muze për një pjesë të ndjeshme të historisë kur gjermanët ishin refugjatë

Eghelets: Enhelejt janë fis ilir, ngjitur me Rizonin. Duhet të udhëtosh një ditë e një natë që të arridh nga Buthoe gjer në Epidam, qytet helen; rruga më këmbë është tri ditë.

Faksimilime të veprës së Skylaksit e vitit 1855 e marrë nga një kopje e shek. XIII.
Illyrioi: Përbri është fisi i ilirëve, ku është qyteti i Epidamn dhe pranë tij rrjedh lumi i quajtur Palamani. Nga Epidami deri në Apolloni, qytet helen, udha më këmbë mban dy ditë. Apollonia është pesëdhjetë stade larg detit; anës qytetit shkon lumi i quajtur Aia.

Kurse nga Apollonia në Amanti janë treqind e njëzet stade. (Lumi Aia del nga mali i Pindit dhe rrjedh anës së Apollonisë). Ky lum zbret në det, duke qënë larg tetëdhjetë stade larg Orikut.

Thesprotoi: Pas Kaonisë vjen fisi i tesprotëve; edhe këta janë të shpërndarë nëpër katunde; edhe ky vend ka limane të mira, këtu është limani i quajtur Elaia. Në këtë liman derdhet lumi Aheron dhe është edhe liqeni Aherusia, nga i cili del lumi Aheronit. Lundrimi anës Thesprotisë zgjat gjysmë dite.

Lexo po ashtu:  NYT, 1913: Pse e krijoi Austria Mbretërinë e Shqipërisë, sot në pritje të një Princi dhe me kryeqytet Elbasanin

Moloti: Pas Kasopisë vjen fisi i molosëve, edhe këta banojnë nëpër katunde. Një pjesë e vogël e tokës së tyre zbret këtu gjer në det, ndërsa pjesa më e madhe shtrihet në viset e brëndshme. Lundrimi anës Molosisë mban dyzet stande.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *