Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan ka bërë thirrje që komuniteti ndërkombëtar të përfshijë në agjendë programin bërthamor të Izraelit. Duke folur pas një mbledhjeje të kabinetit të vet, presidenti turk citohet të ketë deklaruar ndër të tjera se:

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Ata që nuk flasin kundër Izraelit sot nuk mund të kritikojnë vende të tjera në të ardhmen

Sipas Erdogan prova se Izraeli ka armë bërthamore erdhi publikisht nga një ministër izraelit që nuk përjashtoi përdorimin e armëve bërthamore në Gaza. Dhe në këtë kuptim kreu turk ka nënvizuar një standard të dyfishtë sjelljeje të komunitetit ndërkombëtar që mban p.sh Iranin nën vëzhgim të vazhdueshëm për këtë çështje.

Izraeli nuk është pjesë e “Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore”, por besohet dhe është spekulluar shpesh se ai zotëron armë të tilla.

Lexo po ashtu:  Pas protestave masive, qeveria franceze vendos të ‘rishkruajë plotësisht’ ligjin e diskutueshëm të sigurisë