Nga Janusz Bugajski

Fushata e gjerë anti-amerikane e dezinformimit mbi koronavirusin që u orkestrua nga Pekini dhe Moska po tregon efekt të kundërt. Përpjekjet ordinere për të mbjellë kaos në shoqëritë perëndimore nuk mund të mbahet në këmbë nëse burimi i dezinformimit bëhet gjerësisht publik dhe të vërtetat rreth Kinës e Rusisë zbulohen.

Ishte fillimisht moszbulimi  i përhapjes së COVID-19 nga ana e Kinës që tërhoqi botën drejt një ideje të rreme sigurie nga pandemia e përshkallëzuar. Në vend që të paralajmëronte të gjitha qeveritë për rreziqet, udhëheqja kineze i mbajti faktet e fshehura. Në mënyrë të ngjashme, mashtrimi i Rusisë në lidhje me përhapjen e COVID-19 atje ka bërë më të dukshme mungesën e kredibilitetit dhe besueshmërisë së Moskës.

Qëkur COVID-19 u shpall pandemi, edhe dezinformimi i qeverisë kineze është përhapur ashtu si një virus. Për të hequr vëmendjen nga paaftësia dhe papërgjegjmëria globale e Pekinit, Ministria e Jashtme e Kinës deklaroi se ushtria amerikane e kishte infektuar qëllimisht me këtë epidemi qytetin e Wuhan-it në Kinën Qendrore.

Në vijim, Pekini pretendoi se ai e kishte  marrë virusin nën kontroll dhe se do të ndihmonte të shpëtonte botën nga një tjetër pandemi. Furnizimet e tij me ndihma për virusin në Itali, Serbi dhe vende të tjera janë qartësisht hile publiciteti. Pretendimet për marrjen nën kontroll të virusit nuk ka gjasa t’i bindin audiencat perëndimore se mund t’i besohet Partisë Komuniste në pushtet.

Lexo po ashtu:  Poeti i madh Zhiti del kundër propagandës serbe: "Nuk ka identitet kosovar, nuk ka letërsi kosovare. Ka vetë shqiptarë dhe letërsi shqiptare"

Në një shtet autoritar, informacioni përpunohet në imtësi dhe shtrembërohet për t’i shërbyer interesave të pushtetarëve. Askush nuk e di numrin e saktë të infektimeve dhe vdekjeve në Kinë apo nëse virusi është neutralizuar me të vërtetë.

Dezinformimi shtetëror kinez është amplifikuar më tej nga burimet ruse me disa përbërës të rinj. Për shembull, faqet e internetit ruse kanë cituar Igor Nikulin, një ish këshilltar rus në komisionin e Kombeve të Bashkuara mbi armët biologjike dhe kimike, i cili pretendon se amerikanët po zhvillonin një gjeneratë të re të armëve biologjike dhe se COVID-19 ishte planifikuar për të ndikuar vetëm etnitë aziatike dhe për të ndihmuar në shkatërrimin e ekonomisë kineze.

Trollet ruse, faqet mashtruese të internetit, reklamat e dezinformimit dhe zëdhënësit rus gjithashtu janë përpjekur të përdorin teoritë e komplotit të virusit për të ndikuar në fushatën zgjedhore të SHBA. Informacioni i rremë në lidhje me përhapjen ose marrjen nën kontroll të infeksionit do të manipulohet për t’i bindur amerikanët të heqin dorë nga të votuarit në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit.

Sipas një dokumenti të BE-së të përpiluar nga divizioni i komunikimit strategjik i Shërbimit Europian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), burimet mediatike pro-Kremlin kanë përhapur dezinformacion në perëndim rreth COVID-19 për të ulur besimin e popullit në institucionet demokratike. Ata gjithashtu kanë prodhuar të paqëna në lidhje me pandeminë për të përkeqësuar krizën shëndetësore në vendet perëndimore duke mbjellur mosbesim kundrejt qeverive kombëtare. Dezinformimi pro-Kremlin gjithashtu pretendon se ndërsa Perëndimi po dështon kundër COVID-19, Rusia e Putinit po e mund virusin.

Lexo po ashtu:  Cilat janë pesë të përbashkëtat e rëndësishme mes ekstremistëve Reichsbürgers në Gjermani, dhe ekstremistëve të strukturave kriminale të Vuçiqit në veri të Kosovës?

Kremlini aktualisht po kërkon ndryshime kushtetuese për zgjatjen e mandatit të presidentit Putin. Frika e pandemisë i mundëson Moskës të pretendojë se sundimi i tij duhet të zgjatet pafundësisht për t’i bërë ballë virusit perëndimor të importuar, për të mos lejuar çfarëdo proteste masive bazuar në arsye sigurie dhe për të penguar ndonjë kërcënim të huaj të mëtejshëm. Mesazhi është se dora e fortë e Rusisë parandalon panikun dhe kaosin e llojit që aktualisht ka përfshirë Europën dhe Amerikën. Për më tepër, Kremlini mund të fajësojë “pandeminë perëndimore” për rënien e afërt të ekonomike së Rusisë.

Megjithëse mund ta gënjejnë në afatin e shkurtër, dezinformimi i brendshëm nuk ka gjasa të qetësojë një shoqëri gjithnjë e më të varfër. Rusia është në mes të një krize ekonomike dhe tërheqja e saj nga marrëveshja e çmimit të kartelit të naftës OPEC (Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës) i ka hedhur zjarrit benzinë. Ekonomia e Rusisë varet gjerësisht nga çmimet e naftës, të cilat kanë pësuar një nga rëniet e tyre më të mëdha në tre dekada. Buxheti i saj është planifikuar të ekulibrohet me një çmim nafte mbi 40 dollarë për fuçi, ndërsa çmimi aktual ka rënë afër 30 dollarëve. Një PBB (Prodhimi i Brendshëm Bruto) i tkurrur dhe zvogëlimi i rezervave financiare të Rusisë do të ulin edhe më tej standardet e jetës, do të rrisin papunësinë dhe do të shkurtojnë shërbimet qeveritare.

Lexo po ashtu:  VOA/ “Statuti i ri, u miratua pa iu nënshtruar asnjë lloj debati”, Kuvendi i Berishës, votohet pro shkarkimit të kryetarit të PD

Ndërkohë, COVID-19 po përhapet me shpejtësi në mbarë Rusinë, edhe pse numri i infeksioneve dhe vdekjeve është fshehur nga zyrtarët. Paaftësia e qeverisë për të kontrolluar pandeminë do të ekspozojë gjithnjë e më shumë dobësitë e Putinit. Nëse infeksioni mund kapacitet e luhatura të kujdesit shëndetësor rus dhe me mijëra vdesin, zemërimi i popullit do të intensifikohet dhe nuk do ta pranojë më gjatë marrëzinë se kriza ekzistenciale është një komplot perëndimor.

Sondazhet zyrtare të opinionit publik në Rusi janë famëkeqe për mungesën e besueshmërisë dhe testi i vërtetë i gjendjes shpirtërore të popullit do të bëhet i dukshëm në veprimet publike kundër një regjimi që me këmbëngulje mashtron popullin e vet, ashtu si dhe ata të Perëndimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *