“Ky popull, edhe me i shtie opangën në gojë, s’bërtet”

Është kjo thënje e intelektualit At Zef Pllumi.

Kush është At Zef Pllumi?

At Zef Pllumi lindi më 7 prill 1924 në Malin e Rencit në rrethin e Lezhës dhe u nda nga jeta më 25 shtator 2007. Ai mbetet ndër klerikët me kontribute të çmuara dhe një atdhetar i rrallë. Një pjesë e mirë e veprës së tij është përmbledhur tek “Rrno vetëm për me tregue”. Kadare e ka quajtur “ndërgjegja e kohës” në të cilën jetoi

Në 1946 At Zef Pllumi ishte ndër klerikët që u dënua nga regjimi i asaj kohe. Në vitin 1990 u kthye në Tiranë si klerik ku përveç aktivitetit, përpiqet t’i vëjë arna kulturës dhe edukimit shqiptar aq të dëmtuar gjatë pesëdhjetë vjetëve.

Ai shkruan dhe boton trilogjinë “Rrno vetëm për me tregue”, vëllimet Françeskanët e mëdhenj, Frati i pashallarëve Bushatli, Erazmo Balneo, ndërkohë, me gjithë moshën e thyer e vështirësitë e shikimit, i ndihmuar nga nxënësit e vet, punoi vazhdimisht edhe për libra të tjerë.

Lexo po ashtu:  MARRËVESHJA E LOZANËS/ Si u shkëmbyen grekët e Anadollit me shqiptarët e Çamërisë?

Një ndër nismat e tij me vlerë të pamasë është dhe ribotimi i kolanës së plotë të veprave të etërve françeskanë, të zhdukura barbarisht nga qarkullimi dhe nga raftet e bibliotekave, si dhe ka shkruar artikuj në mjaft organe të shtypit shqiptar. Shkrimtari i njohur At Zef Pllumbi është dekoruar me çmimin “Nderi i Kombit” dhe nga Konkursi i Shkrimtarve me çmimin “Penda e Arte”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *