Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka thënë se rrëzimi i Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti dhe mungesa e konsensusit politik në kohë pandemie ishte veprimi më i dëmshëm që do të regjistrohet në historinëë e vendit.

Po ashtu, ajo në postimin e saj në Facebook, ka shkruar se për luftimin në mes dy të këqijave, nuk ka pse të pozicionohemi.

Postimi i plotë:

Mungesa e konsensusit politik dhe rrëzimi i #QeverisëKurti në kohë pandemie globale dhe ndërprerja e qeverisjes së mirë, ishte veprimi më i dëmshëm që do të regjistrohet në historinë e vendit si turp dhe dëm i papërllogaritshëm, e që këto ditë po dëshmohet. Kthimi në të kaluarën, që vit pas viti solli varfëri të shumicës dhe pasurim të pakicës, zhgënjim dhe paperspektivë, na solli në një pikë ku qytetarët edhe pse të brengosur për shëndet, të kenë frikë të madhe edhe për të ardhmen e vet dhe sovranitetin e shtetit të brishtë.

Për luftimin në mes dy të këqijave, nuk ka pse të pozicionohemi. Nuk ka dilemë se në çdo situatë, kudo që ndodhemi, duhet të aplikohen edhe masat mbrojtëse, sidomos tani kur rastet me COVID-19 janë në rritje.

Lexo po ashtu:  Stoltenberg: NATO do të shtojë forca ushtarake në Evropën Lindore

Mbajtja e maskës, vërtetë është shpëtim nga infektimi, sëmundja dhe vetizolimi.

Larja e duarve, dezinfektimi dhe distanca e duhur fizike poashtu.

Jeta vazhdon, poashtu edhe rezistenca ndaj së keqes. #MbrojtjaeRepublikës dhe #shëndetit mbi të gjitha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *